Në spitalin Infektiv QSUT po shtohen rastet e të sëmurëve që vijnë tepër vonë dhe me shenja të agravuara të sëmundjes COVID-19 sipas mjekëve. Mungesa e informacionit për pacientët e shtruar në spitale gjithashtu duket se i ndihmon mjekët në misionin e tyre. Ky ka qëne një nga shqetësimet më të shpeshta që është ngritur nga ana e familjarëve, që thonë se organizimi në këtë strukturë lë shumë për të dëshiruar.

Një zonjë e cila ka bashkëshortin e saj të shtruar prej 8 ditësh në Infektiv, shprehet se prej mbrëmjes së djeshme ka humbur çdo kontakt me familjarin e saj, dhe është e shqetësuar pasi gjendja e tij mund të ketë ardhur drejt përkeqësimit. Teksa zonja shprehet se spitali është bërë njësoj si burgu i Spaçit, ku njerëzit mbahen shumë larg familjes, dhe se askush nuk e di se çfarë ndodh brenda.

Ajo thotë:

Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka 8 ditë që është në Infektiv. Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në burgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret. Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë. Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri. Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qendruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve.
Ndërkohë që prej ditësh situata në të dy spitalet Covid paraqitet e rënduar, me numrat e pacientëve që shtohen, ndërkohë që në oborrin e Infektivit edhe sot vihet re një prani shumë e madhe ambulancash, që kanë bërë të mundur transportimin e pacientëve, që kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes.

In the Infectious Diseases Hospital QSUT are increasing the cases of patients who come too late and with aggravated signs of COVID-19 disease according to doctors. Lack of information about hospitalized patients also seems to assist physicians in their mission. This has been one of the most common concerns raised by family members, who say that the organization in this structure leaves much to be desired.

A lady who has her husband hospitalized for 8 days in Infective, says that since last night he has lost all contact with her family, and is worried as his condition may have deteriorated. As the lady says that the hospital has become the same as the Spaç prison, where people are kept very far from the family, and that no one knows what is going on inside.

She said:

I have not been able to talk to my husband since last night, he has been in Infective for 8 days. It is our right to have information, it is the same as in Spaç prison, now my husband can not open the phone, the nurses can open it. I have no information, neither if it is aggravated, nor if it is better. My husband had a high temperature last night, this worries me, because if he was well I would think he is asleep and he does not open me. I do not know where the man is infected, the rest of us are not affected, the cell phone falls and no one opens it. There were no complaints about the service, they stayed close to them, even last night when it was hot they put compresses on them, but this information is a concern of all family members.
While for days the situation in both Covid hospitals is aggravated, with the number of patients increasing, while in the yard of the Infectious Diseases even today there is a very large presence of ambulances, which have made it possible to transport patients who have severe symptoms of the disease.