Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” Feride Tahiri ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj. Babai i saj nuk mund të shikonte, kurse mamaja e saj nuk mund të dëgjonte. Dhimbje e tyre ishte e madhe sepse çdo fëmijë që vinte në jetë, vdiste pasi mbushte 6 muaj.

Kur në jetë erdhi fëmija i katërt, nga frika se mos sërish ai fëmijë nuk do jetonte, gjyshja kërkoi nga nusja që ta vendoste fëmijën në udhëkryq dhe kush do kalonte aty, do i vendoste emrin dhe fëmija do jetonte. Ferideja tregon se kështu ndodhi dhe vajza jetoi.

Feride Tahiri: Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë zoti Ardit. Meqë babin e kisha të verbër dhe në pamundësi për të marrë një grua të shëndetshme, e mori po me pak pasoja, ajo nuk dëgjonte. Mamaja ime lindte fëmijët, por ata nuk i rronin. Kur bëheshin bebat 6 muaj, i vdisnin të gjithë.

Sa fëmijë humbi mamaja jote?

Feride Tahiri: Mamaja ime humbi 3 fëmijë. Pas të tretit lindi motra ime e madhe. Kur lindi ajo vendosën ta linin në udhëkryq, se ishin këto traditat tona të gjysheve, që kishte dëgjuar gjyshja ime dhe i kishte thënë mamit tim ta vendosim në udhëkryq që të jetojë. Cili do vijë i pari, me makinë ose këmbë që ta shikojë djepin aty, do i vendosi emrin e tij dhe sipas emrit të tij, pastaj fëmija do jetojë dhe kështu ndodhi. Domethënë motrën e vunë në djep aty, jetoi motra.

Pra pas 3 fëmijëve të humbur e katërta ishte motra! I vunë emrin?

Feride Tahiri: Po i vunë emrin.

Kush i vuri emrin?

Feride Tahiri: Ai personi që e gjeti në rrugë, në udhëkryq. Aty mbrapa ishte fshehur mamaja dhe babai, gjyshja, ku di unë njerëzit e shtëpisë. U afrua tek djepi, edhe e pa djepin dhe tha: Është vajzë apo çun? Thanë vajzë dhe meqë ai ishte burrë, nuk mund t’i vinte emrin e vetë, i vuri emrin Zymryte. Nëna nuk e donte atë emrin dhe ja ndërroi më vonë. Mbas 3 viteve të motrës sime, linda unë.

 

In the section “There is a message for you” Feride Tahiri told the painful story of her family. Her father could not see, and her mother could not hear. Their pain was severe because every child in life died after turning 6 months old.

When the fourth child came to life, fearing that the child would not live again, the grandmother asked the bride to put the child at a crossroads and whoever passed by would name her and the child would live. Feride tells how it happened and the girl lived.

Feride Tahiri: My childhood has been very difficult for Mr. Ardit. Since my dad was blind and unable to get a healthy wife, he received her with little consequence, she did not listen. My mother gave birth to children, but they did not care. By the time the babies were 6 months old, everyone was dying.

How many children did your mother lose?

Feride Tahiri: My mom lost 3 children. After the third, my older sister was born. When she was born she decided to leave it at the crossroads, because these were our grandmother’s traditions that my grandmother had heard and told my mom to put her at the crossroads so she could live. Who will come first, by car or foot, to look at the cradle there, put his name and his name, then the child will live and so it happened. That is, the sister was put there in the cradle, the sister lived.

So after 3 lost children the fourth was sister! Did they name him?

Feride Tahiri: They’re giving him his name.

Who named him?

Feride Tahiri: That person who found him on the street, at a crossroads. Behind it was hidden my mother and father, grandmother, where I know the people of the house. He approached the cradle and saw the cradle and said: Is she a girl or a boy? They said a girl, and since he was a man, he couldn’t name her, she named him Zymryte. The mother did not want her name and changed her name later. After 3 years of my sister, I was born.

Loading...