Një 30-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se vrau tre fëmijët e saj në Los Angeles të SHBA. Ata ishin të gjithë nën moshën 5 vjeç. Oficerët e arrestuan Liliana Carrillo-s, gjatë orëve të vona të së shtunës në Ponderosa, në Turale County, pas raportimeve për vjedhjen e një automjeti.

Carrillo po udhëtonte me një Toyota të vjedhur në kohën kur u arrestua. Pas kësaj, autoritetet policore e identifikuan atë si të dyshuarën kryesore për vrasjen e 3 fëmijëve mëngjesin e së shtunës, në perëndim të qytetit.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), të 3 fëmijët u gjetën të pajetë. Gjyshja e tyre tha se të vegjlit ishin të moshës 3 vjeç, 2 vjeç dhe 6 muajsh. Ishte ajo që i gjeti trupat e tyre të pajetë gjatë orëve të para së shtunës, përpara se të telefononte 911.

Ndonëse fillimisht u raportuar se ata ishin vrarë me thikë, LAPD tha të shtunën se shkaku i vdekjes dhe motivet mbeten ende për t’u përcaktuar.

Vrasja e tre të vegjëlve tronditi fqinjët të cilët u mblodhën në rrugë ndërkohë që hetuesit kishin rrethuar skenën e krimit. Një grua, e cila mësohet se kishte njohje me gjyshen e fëmijëve, duke folur për LA Times tha se nuk i kishte dëgjuar kurrë të bërtisnin dhe se ishin “fëmijë të bukur”.

A 30-year-old woman has been arrested after allegedly killing her three children in Los Angeles, USA. They were all under 5 years old. Officers arrested Liliana Carrillo during the late hours of Saturday in Ponderosa, Turale County, following reports of a vehicle theft.

Carrillo was traveling in a stolen Toyota at the time of his arrest. After that, police authorities identified her as the main suspect in the murder of 3 children on Saturday morning, west of the city.

According to the Los Angeles Police Department (LAPD), all 3 children were found dead. Their grandmother said the little ones were aged 3 years, 2 years and 6 months. It was she who found their dead bodies during the early hours of Saturday, before calling 911.

Although it was initially reported that they were stabbed, the LAPD said on Saturday that the cause of death and motives remain to be determined.

The murder of the three minors shocked neighbors who gathered on the street while investigators had surrounded the crime scene. A woman who is known to have known the children’s grandmother told the LA Times that she had never heard them shout and that they were “beautiful children”.