Një gruaje të moshuar, e cila jeton me nuset e djemve, që të dy emigrantë në Itali, i ka dalë gjumi nga zhurma e dollapit. Në orën 3 të mesnatës, 75-vjeçarja N.Q., kujton se përgjumësh mendoi mos ishte nusja që jetonte në të njëjtin kat me të.

Ndaj ajo i kishte thënë “mos luaj oj nuse”. Por kur ka ndezur dritën, ka parë dy meshkuj, që të dy me maska anti-Covid, me kapuçë sportivë dhe me doreza. Njëri ia ka bërë me shenjë që të mos reagojë, kurse tjetri ka hapur sirtarët, ka marrë prej andej gjashtë ora, 3 mijë euro dhe telefonin e të moshuarës.

“Zhurma e dollapit, ishte e fortë dhe kur u kthjellova pashë dy personat. Njëri më tha mos lëviz. Tjetri mori çfarë i doli para dhe u larguan”.

Ndërsa forcat e policisë së Komisariatit numër 4 kanë nisur marrjen në pyetje të vjehrrës dhe dy nuseve, njëra prej tyre, me shtetësi italiane, agjentët kanë kontrolluar vilën me shpresën se do të gjenin gjurmë papilare të hajdutëve.

Vjehrra tregon në kallëzimin që GazetaSi.al, disponon “se hajdutët nuk bënë rrëmujë në shtëpi, nuk ka thyerje të derës me forcë dhe nuk e di se nga mund të jenë futur, mbase kemi harruar derën hapur. Nuk kanë ushtruar dhunë dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar. Jam e çuditur, se nga e dinin ata se ku ndodheshin paratë”, pohon N.Q.

Sipas të moshuarës, njëri nga grabitësit ishte i gjatë dhe tjetri i shkurtër. “Ai kishte varur krahë qafë një çantë me rrip. Kishin të dy doreza, kapuçë dhe maska anti-Covid. Njëri mbante veshur një xhup të zi”, – i përshkruan e moshuara autorët.

Nusja shqiptare, i tregon policisë se në mesnatë dëgjoi zhurmë në banesë. “Zbrita dhe pashë derën e hapur, pastaj u ngjita prapë. Aty më tha vjehrra që dy persona vodhën banesën. Nuk e kam idenë nga kanë hyrë këta persona, pasi dera nuk hapet pa çelës dhe personi i fundit që hyri në vilë, është kunata italiane. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë kryer vjedhjen, por në shtëpi na vodhën 3 mijë euro”.

Edhe nusja italiane nuk di asgjë në atë që ajo rrëfen para policisë.

“Dëgjova vjehrrën duke bërtitur dhe dola në korridor. Pashë dy persona, një i shkurtër një i gjatë. Më drejtuan elektrikun në fytyrë dhe nuk munda të shikoj asnjërin. Nuk arrita t’i dalloj nga fytyra, jo vetëm nga drita që më drejtuan, por dhe nga maskat në fytyrë. Unë jam personi i fundit që hyra në banesë, rreth orës 18.45, pasi u ktheva nga puna dhe nuk kam asnjë dyshim se kush na vodhi”.

Policia thotë për GazetaSi.al, se pas njoftimit të tre grave, mbërriti në banesë dhe ndonëse tentoi të përfitonte gjurmë përmes pluhurit daktiloskopik, nuk gjeti asnjë provë të vlefshme që do të mund t’i zbulonte hajdutët e grave

“Në banesë, mungojnë kamerat e sigurisë dhe gjithashtu dhe në rrugën ku ndodhet objekti, por sidoqoftë ne kemi pyetur disa persona me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve”, – sqaroi një oficer policie, sipas të cilit në kushtet kur vjedhjet kanë shpërthyer gjithandej, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm duke nisur nga mbyllja e derës, deri tek mbajtja e pak parave në shtëpi apo në kuletë.

An elderly woman, who lives with the boys’ brides, both immigrants to Italy, has fallen asleep from the sound of the closet. At 3 a.m., 75-year-old N.Q. recalls that she thoughtfully thought it was not the bride who lived on the same floor with her.

So she told him “do not play oj bride”. But when he turned on the light, he saw two men, both in anti-Covid masks, sport hoods and gloves. One signaled him not to react, while the other opened the drawers, took from there six hours, 3 thousand euros and the old woman’s phone.

“The noise in the closet was loud and when I woke up I saw two people. One told me not to move. The other took what came before him and left.

As police forces of Commissariat number 4 have begun questioning the mother-in-law and two brides, one of them, with Italian citizenship, agents have searched the villa in the hope that they would find papillary traces of the thieves.

The mother-in-law says in the report that GazetaSi.al has “that the thieves did not make a mess in the house, there is no breaking of the door by force and I do not know where they may have entered, maybe we forgot the door open. They did not use violence and after receiving the money they left. “I wonder how they knew where the money was,” said N.Q.

According to the elderly man, one of the robbers was tall and the other short. “He wore a bag with a belt around his neck. They had both gloves, a hood and anti-Covid masks. “One was wearing a black sweatshirt,” the elderly woman described the perpetrators.

The Albanian bride tells the police that at midnight she heard noise in the apartment. “I went down and saw the door open, then I went up again. There my mother-in-law told me that two people stole the apartment. I have no idea where these people came from, as the door does not open without a key and the last person to enter the villa is the Italian sister-in-law. “I have no doubt who may have committed the theft, but 3 thousand euros were stolen from us at home.”

Even the Italian bride knows nothing in what she confesses to the police.

“I heard my mother-in-law shouting and I went out into the corridor. I saw two people, one short and one tall. They turned the electrician on my face and I could not see any of them. I could not distinguish them from the face, not only from the light they directed at me, but also from the masks on my face. “I am the last person to enter the apartment, around 18.45, after I returned from work and I have no doubt who stole us.”

Police tell GazetaSi.al that after notifying the three women, he arrived at the apartment and although he tried to obtain traces through the dactyloscopic dust, he did not find any valuable evidence that could reveal the thieves of the women.

“In the apartment, there are no security cameras and also on the street where the facility is located, but nevertheless we have asked some people with criminal records in the field of theft”, – explained a police officer, according to whom in conditions when thefts have erupted everywhere, citizens need to be careful from closing the door to keeping some money at home or in a purse.