Policia e Bulqizës ka reaguar lidhur me një video që u publikua dje në rrjetet sociale, ku një i ri shfaqej i gjakosur në ambientet e komisariatit.

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se është ushtruar dhunë nga Policia ndaj një shtetasi që ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes të datës 17.12.2020, kanë ngritur një pikë kontrolli dhe kanë ndaluar për verifikim një automjet ku udhëtonin tre shtetas, të cilët nuk dispononin mjete identifikimi me vete dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tyre në Komisariatin e Policisë.

Shtetasi R. P., gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R.P., 29 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes), për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës”.

Në lidhje me pretendimin se është ushtruar dhunë sqarojmë opinionin publik se në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë ndaj personit të arrestuar.

Bulqiza police have reacted regarding a video that was published yesterday on social networks, where a young man appeared bleeding in the premises of the police station.

Regarding a news published on social networks where it is alleged that violence was used by the Police against a citizen who is accompanied to the Bulqiza Police Station, we clarify the public opinion that:

The services of the Bulqiza Police Commissariat, in the evening hours of 17.12.2020, set up a checkpoint and stopped for verification a vehicle where three citizens were traveling, who did not have identification means with them and for this reason the escort was made. them at the Police Station.

The citizen R. P., during the moment of escort, threatened and violently opposed the police officers and caused physical injuries to one of them.

At the end of the first investigative actions, the specialists for the Investigation of Crime in the Bulqiza Police Commissariat made the arrest in flagrante delicto of the citizen:

RP, 29 years old, resident in Bulqiza (person with a previous criminal record in the field of theft), for the criminal offenses “Opposition of a public order police officer”, “Beating due to duty”, “Threat due to duty” .

Regarding the allegation that violence was used, we clarify the public opinion that at no time was violence used by police officers against the arrested person.