Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e djeshme në Tiranë, pasi dy persona fillimisht janë përleshur me grushte dhe më pas situata është agravuar deri në atë masë sa njëri nga personat, ka marrë makinën dhe ka sulmuar me mjet automjetin e personit tjetër.

Fatmirësisht situata e nxehtë është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Efektivi i policisë ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

Kjo përplasje fizike dhe goditja me makinë është parë nga shumë persona, banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit ‘Migjeni’ në Yzberisht.

Personi me bluzë të kuqe ende i paidentifikuar për momentin, sipas njërës nga vajzave që ndodhej në këtë konflikt, sapo kishte dalë nga burgu.

Në britmat e saj, drejtuar çiftit të bashkëshortëve që po sulmoheshin nga personi me bluzë të kuqe, ajo i ka pohuar se ‘…pse e shave, sapo ka dalë nga burgu…’.

Konflikti dyshohet se lindi nga një zënkë banale, e cila më pas solli këtë ngjarje, që fatmirësisht përfundoi pa viktima. Policia ka ushtruar kontroll në dy automjetet e personave të përfshirë në konflikt. Aktualisht efektivë të komisariatit nr.6 janë duke kryer veprime hetimore dhe pritet që në ditët në vijim kjo çështje të hetohet nga prokuroria e Tiranës. Oranews

A criminal event was prevented yesterday afternoon in Tirana, as two people initially clashed with fists and then the situation worsened to the point that one of the persons took the car and attacked the vehicle of the other person.

‘Ora News’ was able to provide footage of this clash, where fortunately the hot situation was resolved thanks to a police agent, which happened quite by accident at the scene.

In the film footage provided by ‘Ora News’, the police officer saw the whole situation, the physical collision and then the collision of two vehicles, where the person in the red T-shirt constantly wanted to hit the other person with the car.

This is exactly the moment when the plainclothes police officer pulled out his service weapon and immediately intervened in order to neutralize and arrest him.

The police officer asked to lower him to the ground, but the person in the red T-shirt did not obey him, while other police officers went to the scene and managed to handcuff him.

This physical collision and car hit was seen by many people, residents living on both sides of the boulevard ‘Migjeni’ in Yzberisht.

The person in the red T-shirt, still unidentified at the moment, according to one of the girls who was in this conflict, had just been released from prison.

In her cries to the couple who were being attacked by the person in the red T-shirt, she said “why did you swear, she just got out of prison”.

The conflict allegedly arose from a banal quarrel, which subsequently brought about this event, which thankfully ended without casualties. Police have searched the two vehicles of persons involved in the conflict. Currently, the staff of police station no. 6 are carrying out investigative actions and it is expected that in the coming days this case will be investigated by the Tirana prosecutor’s office.