Një 34 vjeçar nga Elbasani ka çarë murin rrethues të Drejtorisë së Policisë së rrethit duke hyrë me makinë në oborrin e saj.

Pasi ka hyrë, i riu ka hapur derën e makinës duke dalë prej saj me një pistoletë me gaz në dorë, me të cilën kërkonte punonjësit e policisë.

“Pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë”, bën me dije policia.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek ai apo tek punonjësit e policisë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A 34-year-old man from Elbasan has cracked the perimeter wall of the District Police Directorate by entering his yard by car.

After entering, the young man opened the car door by coming out of it with a gas pistol in his hand, with which he was looking for police officers.

“After entering the yard, he got out of the vehicle with a gas pistol in his hand, making uncontrolled movements, but was immediately neutralized and handcuffed by the police services”, the police informs.

The young man was neutralized without causing any damage to him or to the police officers.

Elbasan / Preliminary information

Around 11:00, the citizen BL, 34 years old, resident in Elbasan, is suspected in a serious psychological condition, driving a vehicle type “Toyota”, hit the entrance gate of DVP Elbasan and entered the yard of DVP, not obeyed the order to stop given by the police officer performing service at the entrance of the DVP.

This citizen, after entering the yard, got out of the vehicle with a gas pistol in his hand, making uncontrolled movements, but was immediately neutralized and handcuffed by the Police services.

Crime Investigation Specialists and the investigative team are continuing their actions to clarify the circumstances of the event.