Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një 29 vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dytë.

Ardita Hersi, ka ndërruar jetë vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.

E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.

“E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, ka treguar një nga të afërmit e të ndjerës, ndërsa akuzon mjekët në lidhje me vdekjen.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.

“Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”, thuhet në reagimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

A serious event is reported from Durrës, where a 29-year-old died 5 days after the birth of her second child.

Ardita Hersi, passed away only one day after she left the maternity hospital in Durrës, in very unclear circumstances for her family.

The young woman passed away on Monday morning while drinking water. Relatives who have opened the doors of the mortuary are accusing the doctors, while in order to uncover the death of the young woman, they have reported it to the police and are waiting for the results of the forensic medicine.

“You brought it late, the doctors told us,” said one of the relatives of the deceased, while blaming the doctors in connection with the death.

The police also reacted to the event.

“On 05.07.2021, around 20:00, we were informed that the citizen A. H., 29 years old, resident in Shkallnur, arrived at the Durrës regional hospital without signs of life.

“The victim’s body is in the hospital morgue to undergo a more specialized forensic examination,” the police response reads.

The materials were passed to the Prosecutor’s Office of the Durrës Judicial District for further actions and the investigative group is working to uncover the event.