Tre sekonda ka zgjatur aksidenti në dalje të tunelit të Elbasanit që u mori jetën 2 vajzave shkodrane pasditen e 13 shtatorit dhe dy të tjerat morën dëmtime të mëdha.
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të pak sekondave para aksidentit ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit udhëtojnë në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai goditet nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera siç dhe shihni në këto pamje ekskluzive të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes fatale dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë aksident me pasoja të rënda. Pas goditjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy viktimave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e aksidentit ishin mjaft të rënda. Pas këtij aksidenti Report Tv mëson se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema ndaj të cilit është caktuar arrest me burg është vendosur në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

The accident at the exit of the Elbasan tunnel lasted for three seconds, which took the lives of 2 girls from Shkodra on the afternoon of September 13, and the other two received major injuries.
Report Tv provides exclusive footage of a few seconds before the accident where the vehicle of four girls while traveling in the tunnel of the Tirana-Elbasan highway on the afternoon of September 13 would be hit by the Mercedes of Behar Pema.

These are the safety images as the silhouette of the Volkswagen vehicle is at the exit of the tunnel and in the last meters it is hit by the “Benz” of the Tree.

The Mercedes-Benz driven by Pema comes in the left lane and at the exit of the tunnel as soon as the girls’ Volkswagen vehicle had come out he loses control by coming out in the right lane and hitting the car from behind. The blow from behind was so strong in three seconds that apparently in these images the exit of the tunnel is covered by dust and smoke in the form of fog.

This accident could have been even more fatal as three other vehicles as you can see in these exclusive images which were traveling at the same time behind them only the luck and reflex of the driver has saved them.

They were only a few meters away from the fatal collision and after braking they were able to avoid involvement in this accident with serious consequences. After the blow that “Benzi” of Pema made to Volkswagen where the four girls were traveling who had started to celebrate a birthday from Shkodra to Korça, everything is covered by dust and chaos.

The accident was recorded at 18:55 minutes and 35 seconds according to the time of the tunnel security camera which has already been administered by the traffic police as part of this investigation. Lusinda Garunja, 19, and Zheneta Qellia lost their lives in this tragic accident, while the other two girls, Denisa Dibra, 25, and Nervina Garunja, 24, remain injured.

While to remove the bodies of the two victims and the survivors, the intervention of the fire service was needed as the damages suffered in the accident cars were quite severe. After this accident, Report Tv learns that in both tunnels of the country, the axis of the national highway and the Tirana-Elbasan, the traffic police has installed digital radars to catch drivers violating traffic rules, including speeding.

Meanwhile, the investigation has shown that while traveling on this axis, Behar Pema, against whom he was sentenced to prison, was placed under the security measure of arrest in prison until the end of the investigation.