Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme dy të rinj pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin në lokal. Policia ka njoftuar se në pranga kanë rënë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, pasi gjatë një sherri janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit. Por jo vetëm kaq pasi në momentin që janë arrestuar këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë. Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.

Tropoja police have arrested today two young men after they had a conflict with each other in the bar. Police have announced that the citizens FO, 24 years old, and EB, 23 years old, have been handcuffed, after during a quarrel they clashed with other people in a bar in the city of Bajram Curri, damaging a table and a computer in the premises of the bar. . But not only that, because at the moment these citizens were arrested, they strongly opposed the Police employees and damaged the Police vehicle.

Specialists for the Investigation of Crime at the Tropoja Police Commissariat arrested in flagrante delicto the citizens F. O., 24 years old, and E. B., 23 years old, resident in Tropoja. Their arrest was made after these two citizens clashed with other persons in a bar in the town of Bajram Curri, damaging a desk and a computer in the bar.

During the escort by the Police patrol, these citizens strongly opposed the Police employees and damaged the Police vehicle. During the physical search, citizen F. O. was found and seized as material evidence a knife. The materials were handed over to the Prosecutor’s Office of the Tropoja Judicial District, for the criminal offenses “Opposition of a public order police officer”, committed in collaboration, “Strikes due to duty”, “Unauthorized production, possession, purchase or sale of cold steel” and “Destruction of property.”