Një infermierë nga Dakota e Jugut në SHBA ka deklaruar se disa prej pacientëve të saj me COVID-19 madje edhe në momentet para vdekjes, refuzojnë të besojnë se coronavirusi është i vërtetë.

“Më vjen shumë keq t’i shoh këta njerëz që ende dëshirojnë të mos besojnë dhe pranojnë që ekziston coronavirusi, edhe pse i sjellin këtu me autoambulanca me simptoma të theksuara. Kërkojnë një ilaç që bënë magjinë dhe refuzojnë të besojnë që janë infektuar me COVID-19.

Ekziston një arsye pse kam vendosur të shkruaj në Tëitter për këtë. Nuk bëhet fjalë për një pacient, një rast i izoluar. Ka pasur shumë pacientë që fjalët e fundit para vdekjes i kanë thënë se kjo nuk po ndodh, dhe se nuk është e vërtetë. Në vend që momentet e tyre të fundit t’i kalojnë me familjarët, ata mbusheshin me mllef. Kjo më ka pikëlluar shumë për disa ditë; nuk kam mundur të besoj se do të jenë këto fjalët e tyre të fundit”, ka deklaruar Doering për CNN.

Kur u pyet nëse pacientë të tillë janë hidhëruar në të, ajo tha se ata janë të hidhëruar në tërë situatën, duke marrë parasysh se nuk besojnë që ekziston COVID-19, shpesh shfryjnë mllefin në personelin mjekësorë.

“Shpesh i pyes nëse duan që t’ju telefonoj grave, fëmijëve apo familjarëve tjerë, por ata refuzojnë sepse besojnë se do të jetë gjithçka në rregull me ta. E kur ua kontrolloj përqindjen e oksigjenit në gjak, e kuptoj se është shumë e ulët dhe e di cilat mund të jenë pasojat. Pikëllohem shumë, nervozohen dhe ndihem e frustruar. Të gjitha këto i pranojë sepse e di që sërish do të ballafaqohem me situata të tilla”, ka shtuar infermierja.

A nurse from South Dakota in the US has stated that some of her patients with COVID-19, even in the moments before death, refuse to believe that the coronavirus is real.

“I am very sorry to see these people who still want to disbelieve and accept that the coronavirus exists, even though they are brought here by ambulance with severe symptoms. They seek a cure for magic and refuse to believe that they are infected with COVID-19.

There is a reason why I decided to write on Twitter about this. It is not about a patient, an isolated case. There have been many patients who have been told the last words before death that this is not happening, and that it is not true. Instead of spending their last moments with family, they were filled with anger. This has saddened me greatly for several days; “I could not believe that these would be their last words,” Doering told CNN.

When asked if such patients are upset at her, she said they are upset at the whole situation, given that they do not believe COVID-19 exists, often venting resentment at the medical staff.

“I often ask them if they want me to call your wives, children or other family members, but they refuse because they believe that everything will be fine with them. And when I check the percentage of oxygen in my blood, I realize that it is very low and I know what the consequences may be. I am very sad, nervous and frustrated. “I accept all these because I know that I will face such situations again”, added the nurse.