Bore Uka, një shtetase me banim në zonën e Plazhit të Durrësit, tregon se si u përball me agresionin e dy të rinjve në dyqanin e saj në 7 Prill të këtij viti, në kohën kur vendi ishte në karantinë të detyruar.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, dy të rinj, 15 dhe 30-vjeç, të cilët ajo i njihte, i kërkojnë diçka për të ngrënë dhe ajo hap dyqanin për t’u shërbyer.

Në këtë kohë, M.S. dhe shoku i tij, D.E. e kapin nga fyti, i mbyllin gojën dhe e qëllojnë me grushte e gërshërë, duke e lënë pa ndjenja e duke i grabitur bizhutë, paratë e xhiros dhe telefonin.

Bore Uka: …Ai ka ardhur nga pas meje dhe ma ka ngjitur këtu, më ka vënë dorën tek maska dhe më ka zënë frymën. U kacafyta me të, i hoqa dorën që më kishte zënë frymën dhe pastaj më ka kërcit grushti në gjoks. Këtu më ka rrëzuar përtokë. Me atë gërshërën më ka gjuajt ai i vogli, në bark, në gjoks, më ka prerë me gërshërë në mjekër. Në këto momente i thashë jetës lamtumirë, kaq e kisha. Përveç sulmit që më kanë bërë mua, ata më vodhën të gjitha sendet me vlerë. Varësen që kushtonte 1,5 milionë lekë, byzylykë, orë, telefon, unaza, vëthë, 250 mijë lekë që kisha në xhep dhe u larguan…Unë kam mbet pa ndjenja, kam vdekur. Asnjë njeri nuk më ndihmoi. Pas gjysmë ore më ka ardhur jetë për së dyti. U ngrita vetë, e gjakosur ashtu dhe njoftova vajzën. Ajo telefonoi policinë, më kanë marrë me ambulancë, më kanë çu në Durrës. Në Spitalin e Durrësit maksimumi gjysmë ore sa më kanë bërë skanerin, kanë thënë kjo nuk është për shpëtim. Direkt me kanë dërguar në Tiranë, (Spitali i Traumës) ku kam qëndruar 6 ditë… Vuaj edhe nga diabeti që më shkon 500 edhe nga zemra. Kjo që ndodhi ishte një goditje fatale për mua. Sot pas dy muajsh kam shumë shqetësime. Kam tek dhëmbët, tek kockat e nofullave. Kam dëmtime të gjoksit, shumë të rënda. Kam fryrjen e barkut, nuk e kam pasur kurrë, e ndjej shumë dhimbje. Përveç dëmtimeve fizike më ka lënë edhe me trauma. Kam frikë, po të trokasë ndonjë gjë kam shumë frikë. Kur vjen ndonjë klient e shikoj me dyshim. Policia ka ardhur dhe ka pa kamerat e sigurisë. Dy djemtë po atë natë kishin tentuar të vidhnin edhe diku tjetër, atje kishte rënë sinjali dhe ishin larguar me shpejtësi dhe atëherë kanë ardhur tek unë se i njihja. Policia ka shkuar tek shtëpia e atyre dhe ka dalë babai i tij, i cili u tha se kishte urdhër mbrojtjeje nga ky çuni sepse i rrihte.

Pavarësisht, se njoftoi autoritetet, Bore tregon se deri me sot nuk është thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e saj. Ndërsa ajo ka mësuar se pas 10 ditësh dy të rinjtë janë arrestuar nga policia kufitare e Maqedonisë, ku kishin mbërritur me biçikleta.

Bore Uka kërkon ndihmë dhe drejtësi, për të zgjuar institucionet, pasi siç thotë ajo, ato flenë për rastin e saj.

Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” komunikoi me shefin e Stacionit të Policisë Durrës Plazh.

Shefi: Me këtë rastin kemi bërë të gjithë procedurat, që i takon një polici, që është polic i Policisë së Shtetit.

Gazetarja: Që do të thotë…

Shefi: Që nga momentet e para, u dokumentu si ngjarje, u shpallën në kërkim. Pas 2-3 ditësh u arrestuan, iu sekuestrua shumica e provave materiale.

Bore Uka: për 10 ditë (u arrestua).

Shefi: Pas 2-3 ditësh u arrestuan.

Gazetarja: Unë kam informacion që i kapi policia kufitare e Maqedonisë.

Shefi: I kapi e Maqedonisë. Në rregull, se lëvizën ato.

Gazetarja: Po si kanë lëvizur, kjo është pyetja ime?

Shefi: Ato kanë lëviz me biçikleta. Kaq!

Gazetarja: Në kohë pandemie?

Shefi: Ato i gjejnë të gjitha format e veta. Në oraret e përshtatshme, kur ka qenë orari i lëvizjeve.

Gazetarja: Kanë ecur në fashën e lëvizjeve ata…

Shefi: E kanë shfrytëzuar.

Gazetarja: Unë nuk po e vë përgjegjësinë tek policia e Durrësit, sepse ata paskan kaluar në fasha orare, ju nuk paskeni pasur faj, pastaj nëse do u hyja përgjegjësive, e la Durrësi, mund ta bllokonte policia e Kavajës, Elbasani…shpejt e shpejt me biçikleta…

Shefi: Po mirë pra mirë kanë kaluar në Vorë e kanë fjetur nëpër qoshe. Në Tiranë…

Gazetarja: Po, pastaj pas Tiranës në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Pogradec, pastaj kanë kapur Maqedonia. Bravo Maqedonia.

Shefi: Nuk e di, ku do me dal me këtë punë! Unë them, që Policia e Shtetit, për rastin konkret ka bërë gjënë…

Gazetarja: Varg, duket puna… Çfarë është bërë me këtë çështje, keni informacion?

Shefi: Ne pasi i referojmë materialet në Prokurori, detyrat i lë prokurori.

Gazetarja: Kush është caktuar prokuror?

Shefi: Prokurori? E filluam me Sokol Nishanin, ka mundësi, që mund të jetë Iliri.

Gazetarja iu drejtua edhe këtij të fundit dhe Ilir Turja u shpreh se çështja është drejt përfundimit e në pak ditë do të ketë vendim për agresorët e zonjës. Prokurori mundësoi edhe një takim me viktimën e dhunës, Bore Uka dhe e njohu këtë të fundit me të drejtat e saj dhe gjithçka mund të bëjë për hapjen e një gjyqi civil për dëmshpërblim.

Gazetarja: Përshëndetje zoti Turja, si jeni?

Prokurori Ilir Turja: Mirë, faleminderit!

Gazetarja: Unë jam Odeta, jam gazetare nga emisioni “Stop”.

Prokurori Ilir Turja: Odetë, si keni qenë ju? Mirë?

Gazetarja: Çfarë është bërë me atë rast, se kam informacione se jeni ju prokurori i çështjes?

Prokurori Ilir Turja: Po unë jam. Çështja është në përfundim.

Gazetarja: Kur del me vendim?

Prokurori Ilir Turja: Brenda javës, ose të hënën. Thuaji zonjës, që në cilësinë e viktimës, ajo ka një sërë të drejtash, që ia njeh ligji. Ke të drejtë të ngresh padi civile, të kërkosh dëmin, që të është shkaktuar e të gjitha këto.

Pas komunikimit me prokurorin e çështjes, i jemi drejtuar prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, që zonja Bore Uka të njihet me të drejtat e saj.

Bore Uka: Prokurori më tha se të hënën do të dalin me një vendim për rastin tim. Më dha këtë letrën…

Gazetarja: Dhe në fakt këtu janë të drejtat e viktimës. Janë rreth 11 të drejta, por që për arsye etike dhe hetimore nuk do t’i lexojmë. Zonja Bore do të njihet me të gjitha të drejtat e saj dhe më këtë letër ajo ka të drejtë të hapë gjyq civil.

Bore Uka: Shumë faleminderit nga emisioni “Stop”, shpresoj që drejtësia do të vendoset në vend. /tvklan.al

Bore Uka, a resident of Durrës Beach area, tells how she faced the aggression of two young men in her shop on April 7 this year, when the country was under mandatory quarantine.

Around 11pm, two young men, aged 15 and 30, whom she knew, asked for something to eat and she opened the shop to be served.

At this time, M.S. and his friend, D.E. they grab him by the throat, close his mouth, and punch him with scissors and scissors, leaving him unconscious and robbing him of his jewelry, cash, and phone.

Bore Uka:… He came after me and climbed me here, put his hand on my mask and took my breath away. I quarreled with him, took his hand off my breath, and then punched him in the chest. Here I was knocked to the ground. With that scissors, the little one shot me in the abdomen, in the chest, and cut me in the chin with scissors. In these moments I said goodbye to life, that’s all I had. In addition to the attack on me, they stole all my valuables. The pendant that cost 1.5 million lekë, bracelets, watches, phone, rings, earrings, 250 thousand lekë that I had in my pocket and they left… I was left unconscious, I died. No one helped me. After half an hour I came to life for the second time. I got up on my own, bloodied, and informed the girl. She called the police, they took me by ambulance, they took me to Durrës. At the Durrës Hospital, a maximum of half an hour has passed since the scanner was given to me, they said this is not for salvation. I was sent directly to Tirana, (Trauma Hospital) where I stayed for 6 days… I also suffer from diabetes, which costs me 500 and from the heart. What happened was a fatal blow to me. Today after two months I have a lot of worries. I have it in my teeth, in my jaw bones. I have chest injuries, very severe. I have bloating, I have never had it, I feel a lot of pain. In addition to the physical injuries, he left me with trauma. I’m scared, if something knocks, I’m very scared. When a client comes I look at him with suspicion. Police have come and seen the security cameras. The two boys that night had tried to steal somewhere else, the signal had dropped there and they had left quickly and then they came to me because I knew them. The police went to their house and his father came out, who was told that he had a protection order from this boy because he was beating them.

Despite notifying authorities, Bore says she has not yet been summoned by police to testify. While she learned that after 10 days the two young men were arrested by the Macedonian border police, where they had arrived by bicycle.

Bore Uka seeks help and justice to awaken the institutions, because, as she says, they sleep for her case.

For this issue, the journalist of “Stop” communicated with the Chief of Durrës Police Station Plazh.

Chief: In this case we have done all the procedures, which belongs to a police officer, who is a police officer of the State Police.

Journalist: Which means…

Chief: From the first moments, it was documented as an event, they were declared wanted. After 2-3 days they were arrested, most of the material evidence was seized.

Bore Uka: for 10 days (arrested).

Chief: After 2-3 days they were arrested.

Journalist: I have information that the Macedonian border police caught.

Chief: He captured Macedonia. Okay, that moved them.

Journalist: How did they move, that’s my question?

Chief: They have been riding bicycles. So!

Journalist: In times of pandemics?

Chief: They find all their forms. At convenient times, when has been the schedule of movements.

Journalist: They walked in the band of movements…

Chief: They used it.

Journalist: I am not putting the responsibility on the Durrës police, because they had passed the time slot, you were not at fault, then if I entered the responsibilities, left Durrës, it could be blocked by the Kavaja police, Elbasan… soon by bicycle…

Chief: Well, well, they went to Vora and slept in the corners. In Tirana…

Journalist: Yes, then after Tirana in Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Pogradec, then they captured Macedonia. Well done Macedonia.

Chief: I don’t know where I will end up with this job! I say that the State Police, for the concrete case has done the thing…

Journalist: Verse, it seems the work… What has been done with this issue, do you have information?

Chief: After we refer the materials to the Prosecutor’s Office, the prosecutor leaves the duties.

Journalist: Who was appointed prosecutor?

Chief: Prosecutor? We started with Sokol Nishani, there is a possibility that it could be Iliri.

The journalist also addressed the latter and Ilir Turja said that the issue is nearing completion and in a few days there will be a decision for the lady’s aggressors. The prosecutor also enabled a meeting with the victim of violence, Bore Uka, and introduced the latter to her rights and everything she can do to open a civil court for compensation.

The journalist also addressed the latter and Ilir Turja said that the issue is nearing completion and in a few days there will be a decision for the lady’s aggressors. The prosecutor also enabled a meeting with the victim of violence, Bore Uka, and introduced the latter to her rights and everything she can do to open a civil court for compensation.

Journalist: Hello Mr. Turja, how are you?

Prosecutor Ilir Turja: Well, thank you!

Journalist: I am Odeta, I am a journalist from the show “Stop”.

Prosecutor Ilir Turja: Odete, how were you? Good?

Journalist: What was done on that occasion, that I have information that you are the prosecutor of the case?

Prosecutor Ilir Turja: Yes, I am. The issue is coming to an end.

Journalist: When does the decision come out?

Prosecutor Ilir Turja: Within a week, or on Monday. Tell the lady that as a victim, she has a number of rights that the law recognizes. You have the right to sue, to claim damages, and all of this.

After communicating with the prosecutor of the case, we addressed the prosecution, at the Court of First Instance of Durrës, for Ms. Bore Uka to be recognized with her rights.

Bore Uka: The prosecutor told me that on Monday they will come up with a decision in my case. He gave me this letter…

Journalist: And in fact here are the rights of the victim. There are about 11 rights, but for ethical and investigative reasons we will not read them. Ms. Bore will be recognized with all her rights and with this letter she has the right to sue.

Bore Uka: Thank you very much for the show “Stop”, I hope that justice will be done in the country.