Nuk e kapën dot për 23 vjet, i dënuari për vrasje i martuar me dy gra kërkon ti hiqet dënimi. “Fiton sipas ligjit”

Nga arratia, vend i cili nuk u zbulua asnjëherë për 23 vite me radhë, shtetasi Erjon Abazaj i kërkon gjykatës së Tiranës parashkrim të vendimit që e shpalli atë fajtor për akuzën e vrasjes me dashje, çka do të thotë rikthim i të jetuarit në normalitet dhe jo si një i shumë kërkuar.

Policia kriminale dhe Interpoli i konfirmojnë gjykatës se për gati dy dekada me radhë ata nuk ishin në gjendje ta gjenin.

Erjon Abazaj , aso kohe 18 vjeç u largua në drejtim të paditur mbasi vrau Fatjon Brinjën dhe për gati një çerek shekulli teksa policia ishte në ndjekje të tij , ai vijoi jetën, u martua dhe u bë baba i dy fëmijëve.

“Gjumin e lepurit ka bërë. Gjithë jetën, me kapin tani, më kapin pastaj. Për gjithë këto vite, është martuar, në arrati, gjërat e tjera nuk thuhen. Pra ideja është në kuadër të bashkëjetesës dhe ka dy fëmijë, një 17 dhe një 13 vjeç.”, thotë Idajet Beqiri, avokati i të arratisurit

Sot 41 vjeç dhe teksa policia e ka në kërkim dhe nuk disponon asnjë foto të tij , Abazaj pretendon shuarje të dënimit .

“Ligji parashikon se në rast se për dënimet mbi 15 vite, personi nuk kapet për 20 vite me radhë atëherë ky dënim shuhet”, thotë avokati.

Por përveç këtij vendimi fajësie , gjyqtari hasi vështirësi për gjetjen e dosjes që konsiderohet e humbur ndër vite , ndaj dhe kërkoi dëshmitarë të arkivës që duhet të flasin për praktikën.

From the escape, a place which was never discovered for 23 years in a row, the citizen Erjon Abazaj asks the court of Tirana to prescribe the verdict that found him guilty of the charge of premeditated murder, which means returning to normal life and not as a much sought after.

Criminal police and Interpol confirm to the court that for almost two decades they were unable to find him.

Erjon Abazaj, then 18 years old, left in an unknown direction after killing Fatjon Brinja and for almost a quarter of a century while the police were after him, he continued his life, got married and became the father of two children.

“The rabbit has slept. All my life, they catch me now, they catch me then. For all these years, he is married, on the run, other things are not said. So the idea is within cohabitation and he has two children, a 17 and a 13-year-old, “said Idajet Beqiri, the fugitive’s lawyer

Today, 41 years old and while the police are looking for him and do not have any photos of him, Abazaj claims that his sentence is being served.

“The law stipulates that if for sentences over 15 years, the person is not caught for 20 years in a row, then this sentence is extinguished,” says the lawyer.

But in addition to this guilty verdict, the judge encountered difficulties in finding the file that is considered lost over the years, so he asked for archive witnesses who should speak about the practice.