Një sherr ka ndodhur dy ditë më parë në Pukë mes dy personave që janë konfliktuar pasi kanë dalë nga lokali.

35-vjeçari me inicialet J.Gj, ishte duke konsumuar alkool në një tavolinë në një lokal të fshatit Iballë bashkë me 37-vjeçarin A.Z.

Pasi dolën nga ambientet e lokalit ata u konfliktuan dhe 35-vjeçari e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pukë

Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z.

Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.

A quarrel took place two days ago in Puka between two people who had a conflict after leaving the bar.

The 35-year-old with the initials J.Gj, was consuming alcohol at a table in a bar in the village of Iballa together with the 37-year-old A.Z.

After leaving the premises, they clashed and the 35-year-old shot him with a knife, leaving him injured. The latter was taken to the hospital in Shkodra and is out of danger for life.

 

NOTICE BY THE POLICE

Puka

Attempted to stab a citizen, after an instant conflict, the suspected perpetrator is arrested.

The services of the Police Commissariat of Puka have arrested in flagrante delicto, for the criminal offenses “Intentional Murder” remaining attempted and “Illegal possession of cold steel”, citizen J. (K.) Gj., 35 years old, resident in Iballe .

The arrest of this citizen was made after it is suspected that on 15.11.2020, after an instant conflict, he tried to kill with a knife the citizen A. Z., 37 years old, resident in Iballe. These citizens have been consuming alcohol at a table in the premises of a bar in the village of Iballe. After leaving the bar, the citizen J. (K.) Gj. stabbed the citizen A. Z. in the body.

Citizen A. Z. has received treatment in the hospital of Shkodra and is out of danger for life.

The materials were forwarded to the Prosecution at the Puka Court of First Instance, for further action.