Në Spitalin e Lushnjës një 28 vjeçar vdes nga zemra brenda 24 orëve, pasi mjekët nuk e mbajtën në spital, por e dërguan në shtëpi vetëm më një ilaç për të vjellat. Mjeku i urgjencës dhe kardiologia e nxjerrin nga spitali pa ardhur përgjigja e analizave të gjakut dhe pa një diagnozë.

Pas vdekjes nis dhe odiseja e hetimit. Fillimisht prokuroria nis hetim për vdekje të papritur. Më pas zbulohet se ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve. Mjekut ligjor Lushnje ju deshën 5 muaj të nxirrte aktin me shkakun e vdekjes, ku arsyeja ishte insufiçenca kardiake. Në bazë të këtij akti ekspertët e Tiranës nxjerrin fajtor mjekët. Ndërkohë prokuroria pas 9 muajsh akoma s’ka marrë në pyetje mjeken kardiologe e cila nuk ka ndjekur pacientin.

Grupi i xhirimit i emisionit Fiks Fare, udhëtoi drejt fshatit Fier-Seman të Dijvakës. Në një intervistë për Fiksin prindërit e 28 vjeçarit Adesmir Çina, pretendojnë se prokuroria dhe mjekët ligjorë Lushnje kanë zvarritur hetimet. Prindërit janë shumë të traumatizuar nga kjo histori. E kanë shumë të vështirë të tregojnë ngjarjen, pasi sipas tyre djali ishte mirë e bukur ” nuk e kuptuam se si iku ashtu” pohojnë ata. Nëna mes lotësh tregon se djali kishte dy ditë që kishte shqetësime, ankohej për mpirje të krahut dhe dhimbje të barkut. U vizitua tek mjekja e ambulancës e cila fillimisht tha që nuk ka gjë, por për shkak se rrugës për në ambulancë djalit i kishte rënë të fikët, ajo e këshilloi të shkonte të vizitohej në Lushnje. Drejt Lushnjes nisen menjëherë me taxi dhe në spital, i bie sërish të fikët.

“Atje i bëjnë vetëm një serum, sa e sollën në vete, i bën Ekg, skaner dhe e nxorrën brenda 1 ore e gjysmë, duke i dhënë me vete ilaç për të vjella.” -tregon me duart që i dridhen babai i Adesmirit të ndjerë.

Sipas tij mjekja kardiologe nuk i pa përgjigjet e analizave të gjakut. “Asnjë nuk e kontrolloi që troponina kishte dalë shumë e lartë. Atë natë djali kishte qenë më i qetë. Të nesërmen në 5 të mëngjesit djali nisi të ulëriste nga dhimbjet e barkut dhe krahut. Thirrëm ambulancën, erdhi por ishte shumë vonë për ta shpëtuar. Ai vdiq rrugës për në spital, duke ulëritur dhe duke i kërkua ndihmë mjekëve.” – vazhdon të tregoj nëna për herën e fundit që pa djalin e saj te vetëm gjallë. Ajo mes lotësh dhe dhimbje kërkon drejtësi për djalin. “Në fillim s’e dinim pse ndodhi, 5 muaj u zvarrit të nxirrnin vetëm arsyen e vdekjes. Tani që e morëm vesh që fajin e kanë mjekët duam drejtësi për djalin.Nuk besojmë tek mjekët e prokuroria ndaj ju drejtuam Fiksit”-shtoi ajo.

Të kontaktuar nga Fiksi në ambientet e punës dhe në telefon, mjekët Eriona Çuku e ambulancës së fshtatit dhe mjeku Besmir Nexha i urgjencës së spitalit Lushnjë, nuk pranojnë të flasin, pasi sipas tyre çështja është në prokurori.

Mjeku ligjor Lushnje 5 muaj për të nxjerrë shkakun e vdekjes

Mjekut ligjor Dr Anton Samarxhiu, ju deshën 5 muaj për të nxjerrë në dritë arsyen e vdekjes. Sipas dokumnetacionit kqyrja kufomës është bërë që më datë 19 shtator 2019, ndërsa pranë prokurorisë akti i ekspertizës ka vajtur me 23 Janar 2020.

Ekspertiza Mjeko -Ligjore “Fajin e kanë mjekët”

Pavarësisht se mjekët të cilët kanë ndjekur rastin nuk pranojnë të flasin, ekspertiza mjeko- ligjore e kryer nga ekspertët i ka nxjerrë zbuluar në të gjitha shkeljet që kanë bërë. Që nga mbajtja në urgjencë për vetëm 1 orë e 35 min e deri tek nxjerrja nga urgjenca pa diagnozë dhe pa dalë akoma përgjigja e analizave të gjakut, ku nëse do të shihej që troponina ishte shumë e lartë, jeta e djalit do të ishte shpëtuar.

Sipas kësaj ekspertize mjekja Fatmira Alla nuk ka ndjekur protokollin dhe ka neglizhuar në përcaktimin e diagnozës. Pacientit nuk i janë bërë as analizat minimale si gjaku komplet etj. Për të parë edhe gjendjen e tij në momentin e mbërritjes në Urgjencë.

Spitali Lushnje nuk ka një repart të Kardilogjisë, për këtë arsye në rastet e urgjencës, thirren mjekët e Poliklinkës Lushnje. Atë ditë në turn ishte Dr Fatmira Alla. Gazetaret e Fiksit nuk e gjetën në poliklinikën ku ajo punon ndaj e telefonuan për të pyetur në lidhje me rastin. Ajo fillimisht nuk pranon të flasë për rastin, madje në fillim pretendon se nuk e mban mend, por kur gazetari i kujton se kjo çështje është në prokurori, ajo thotë se diçka i kujtohet, por shumë pak. Ajo është e prerë për të mos takuar gazetarët dhe thotë se nuk është thirrur akoma në prokurori për ngjarjen. Për sa i takon përgjigjes së analizave të gjakut ajo tha “unë i thashë familjarëve që t’ja bënin, të më merrnin në telefon dhe nuk ishin të detyruar. Unë nuk u shkoj pacientëve me vrap nga pas, jam shumë e zënë’.

Në aktin e ekspertizës shprehet qartë se nga skaneri dhe ekot e bëra kishte të dhënë të mjaftueshme që i sëmuri të mbahej në observacion. Por ai është nxjerrë nga spitali akoma pa dalë përgjigja e analizave të gjakut që duhet të ishte lexuar nga kardiologia. Analizat tregonin se troponina në gjak ishte 5 fish më e lartë se norma. Neglizhenca e mjekës ka çuar në nxjerrjen nga spitali dhe më pas vdekjen e pacientit.

Fiks Fare u interesua për vonesat dhe zvarritjen pranë Prokurorisë së Lushnjes. Merita Selimi e cila është edhe prokurore e çështjes kërkoi një kërkesë me shkrim dhe nuk pranoi të takonte gazetarët. Në përgjigjen me shkrim prokuroria nuk ju përgjigj asnjë pyetje konkrete duke pretenduar se çështja është nën hetim, dhe se çdo përgjigje konkrete do të cënonte sekretin hetimor.

At the Lushnja Hospital, a 28-year-old died of a heart attack within 24 hours, after doctors did not keep him in the hospital, but sent him home with only one medicine for vomiting. The emergency doctor and cardiologist take him out of the hospital without receiving a blood test and without a diagnosis.

After the death, the investigation odyssey begins. The prosecution initially launched an investigation into the sudden death. It is later revealed that it was due to the negligence of the doctors. It took the Lushnja forensic doctor 5 months to issue the death certificate, which was due to heart failure. Based on this act, Tirana experts find the doctors guilty. Meanwhile, after 9 months, the prosecution has not yet questioned the cardiologist who did not follow the patient.

The film crew of the show Fiks Fare traveled to the village of Fier-Seman in Dijvaka. In an interview with Fiks, the parents of 28-year-old Adesmir Çina claim that the prosecution and forensic doctors in Lushnja have delayed the investigation. Parents are very traumatized by this story. They find it very difficult to tell the story, because according to them, the boy was pretty good, “we didn’t understand how he left like that,” they claim. The mother in tears says the boy had two days of anxiety, complaining of numbness in his arm and abdominal pain. She was visited by an ambulance doctor who initially said there was nothing, but because the boy had fainted on the way to the ambulance, she advised him to go and visit Lushnje. They immediately left for Lushnja by taxi and in the hospital, they fainted again.

“They only make one serum there, as soon as they brought it to them, they give it to Ekg, a scanner, and they took it out within an hour and a half, giving them medicine to vomit.” -shows with trembling hands the father of the late Adesmir.

According to him, the cardiologist did not see the results of the blood tests. “No one checked that the troponin was too high,” he said. That night the boy was calmer. The next morning at 5 a.m. the boy began to scream in pain in his abdomen and arm. We called an ambulance, he came but it was too late to save him. He died on the way to the hospital, screaming and asking for help from doctors. ” – continues to tell the mother for the last time she saw her only son alive. Between tears and pain she seeks justice for the boy. “In the beginning, we didn’t know why it happened, for 5 months it was dragged out just to get the cause of death. Now that we have learned that the doctors are to blame, we want justice for the boy. We do not trust the doctors and the prosecution, so we turned to Fiks, ”she added.

Contacted by Fiksi at work and on the phone, doctors Eriona Çuku of the village ambulance and doctor Besmir Nexha of the Lushnja hospital emergency room, refuse to speak, as according to them the case is in the prosecutor’s office.

Lushnje forensic doctor 5 months to determine the cause of death

It took Dr. Anton Samarxhiu, a forensic pathologist, 5 months to shed light on the cause of death. According to the documentation, the examination of the body was done on September 19, 2019, while at the prosecutor’s office the act of expertise went on January 23, 2020.

Medical-Legal Expertise “It’s the Doctors’ Guilt”

Despite the fact that the doctors who followed the case refused to speak, the forensic examination performed by the experts revealed all the violations they had committed. From being in the emergency room for just 1 hour and 35 minutes to getting out of the emergency room without a diagnosis and without a blood test result, where if the troponin was seen to be too high, the boy’s life would have been saved.

According to this expertise, doctor Fatmira Alla did not follow the protocol and neglected to determine the diagnosis. The patient has not even undergone minimal tests such as whole blood, etc. To see his condition at the time of arrival at the Emergency.

Lushnje Hospital does not have a Cardiology ward, therefore in case of emergency, the doctors of Lushnja Polyclinic are called. That day on duty was Dr. Fatmira Alla. Fix’s reporters did not find her at the polyclinic where she works, so they called her to ask about the case. She initially refuses to talk about the case, even initially claiming that she does not remember, but when the journalist reminds her that the case is in the prosecutor’s office, she says she remembers something, but very little. She is adamant not to meet with reporters and says she has not yet been summoned to the prosecutor’s office for the incident. As for the response to the blood tests, she said, “I told my family to do it for me, to call me and they weren’t obliged. I don’t run after patients, I’m very busy. ‘

The act of expertise clearly states that the scanner and the echoes performed provided sufficient data for the patient to be kept under observation. But he was discharged from the hospital before the results of the blood tests that should have been read by the cardiologist came out. Tests showed that troponin in the blood was 5 times higher than normal. The negligence of the doctor led to his discharge from the hospital and then the death of the patient.

Fiks Fare was interested in the delays and delays at the Lushnja Prosecutor’s Office. Merita Selimi, who is also the prosecutor in the case, requested a written request and refused to meet with journalists. In the written answer, the prosecution did not answer any concrete questions, claiming that the case is under investigation, and that any concrete answer would violate the investigative secrecy.