Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh greko-shqiptarë, që prodhonin dhe tregëtonin kanabis në zonat e Korinthit,Tripoli, Agrosit dhe Athinës.

Sipas policisë greke, në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale të ndihmuar edhe prej helikopterëve e dronëve. Refruar njoftimit të policisë helene në pranga ranë 10 persona, 3 grekë dhe 7 shqiptarë, mes të cilëve 6 gra (5 shqiptare dhe 1 greke).

Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male dhe trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 kg kanabis gati për shitje, si dhe 662 bimë gati për t’u vjelë, 26 kg kanabis në proces tharje si dhe shuma prej 18.255 euro para.

Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë, për t’u përballur me akuzat.

Greek police have busted a network of Greek-Albanian traffickers who produced and traded cannabis in the areas of Corinth, Tripoli, Agros and Athens.

According to Greek police, dozens of special forces assisted by helicopters and drones took part in the operation. According to the Hellenic police, 10 people were handcuffed, 3 Greeks and 7 Albanians, including 6 women (5 Albanians and 1 Greek).

Police explain that the narcotics were planted on plantations in isolated areas in the mountains and the traffickers had installed modern irrigation and fertilizer systems.

As material evidence, 90 kg of cannabis ready for sale were seized, as well as 662 plants ready for harvest, 26 kg of cannabis in the process of drying and the amount of 18,255 euros in cash.

Authorities say the value of the cannabis exceeded 1,500,000 euros if traffickers were able to bring the drug to market. The detainees will be sent to court to face charges.