Ndërron jetë 57 vjeçari, Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi.

Prej 9 ditësh ai qëndronte i shtruar në Spitalin e Traumës pasi u dhunua në mënyrë barbare nga shokët e tij për shkak të një sherri që nisi për bindje politike.

Mbrëmjen e 29 janarit, Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokët, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj dhe Ferdinand Meraj.

Sherri mes tyre kishte nisur brenda lokalit teksa ata ndodheshin nën efektiv e alkoolit.

Konflikti u zhvendos edhe jashtë, ku 57 vjeçari u qëllua me sende të forta dhe u la i gjakosur në mes të rrugës.

Dëshmitarët i thanë policisë se sherri mes tyre kishte nisur për politikë.

Pelivan Sinorrapaj ishte treguar mirënjohës që Bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste i punësoi bashkëshorten në ndërmarrjen e pastrimit.

Djali i viktimës, Fatmir Sinorrapaj, në një deklaratë për mediat mohon që sherri të ketë nisur për politikë. Ai thotë se i ati kishte dalë për të blerë fruta dhe nuk ka qenë në gjendje të dehur.

Sinorrapaj kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi penale dhe gjykata t’i kthejë në qeli.

“Babai im nuk merrej me politike. Kur është kthyer për në shtëpi nuk ka pirë me këta persona, nuk ka qenë i pirë, por e kanë ngrënë në besë dhe e kanë vrarë. Këta kanë qenë duke pirë bashkë, dhe janë debatuar në lokal, duke ardhur në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri tre persona. Babai im ka vdekur, kamerat janë çdo është e filmuar. Më parë ka pasur konflikt me Ferdinandin, ne kërkojmë drejtësi. Vendi është i korruptuar, unë ja lë Zotit dhe perëndisë sepse vetë hak nuk marr dot”, shprehet ai.

Dy ditë pasi tre shokët e 57 vjeçarit u arrestuan, u liruan në Gjykatën e Fierit.

Togat e zeza caktuan “detyrim paraqitje” për Fitim Zekajn dhe “arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merajn.

 

57-year-old Pelivan Sinorrapaj from Ballshi dies.

For 9 days he was hospitalized in the Trauma Hospital after being brutally raped by his friends due to a quarrel that started for political persuasion.

On the evening of January 29, Pelivan Sinorrapaj was sitting in the neighborhood bar in Ballsh together with three friends, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj and Ferdinand Meraj.

The quarrel between them had started inside the bar while they were under the influence of alcohol.

The conflict also shifted outside, where the 57-year-old was shot with hard objects and left bloodied in the middle of the street.

Witnesses told police the quarrel between them had started over politics.

Pelivan Sinorrapaj was grateful that the Municipality led by the Socialist Party hired his wife in the cleaning company.

The victim’s son, Fatmir Sinorrapaj, in a statement to the media denies that the quarrel started over politics. He says his father had gone out to buy fruit and had not been in a drunken state.

Sinorrapaj demands that the perpetrators be held criminally liable and that the court return them to their cells.

“My father was not involved in politics. When he returned home, he did not drink with these people, he was not drunk, but they ate him in faith and killed him. They were drinking together, and they argued in the bar, coming home, they hit three people with iron bars. My dad is dead, the cameras are everything is filmed. There has been conflict with Ferdinand before, we demand justice. “The country is corrupt, I leave it to God and God because I can not take revenge,” he said.

Two days after the 57 friends of the 57-year-old were arrested, they were released in the Court of Fier.

The black platoon assigned “obligation to appear” for Fitim Zekaj and “house arrest” for Festim Alimerkaj and Ferdinand Meraj.