Në datën 3 prill në Himarë, disa persona kanë vendosur një kryq të madh grek prej hekuri duke provokuar palën shqiptare.

Denoncimi i rastit u bë në facebook nga historian Arben Llalla. Sipas tij ky ishte një provokim i pastër nga ana e Greqisë në kohën e koronavirusit dhe se kryqi kishte ardhur nga Athina për t’u vendosur qëllimisht në Himarë.

Mediat greke kanë reaguar po ashtu për rastin duke quajtur oficerët shqiptarë që arrestuan organizatorët e ngjarjes, “skuadër anti-terrori që terrorizoi qytetarët greqisht-folës”.

Ja çfarë shkruhet në median greke:

Oficerët e Shërbimit Shqiptar të Anti Terrorit sulmuan shtëpitë e banorëve të Himarës, qytet kryesisht greqisht-folës.

Sulmi u bë me oficerë të pajisur me armë automatike, dhe që kryen kontrolle dhe morën në pyetje disa persona për shkak të vendosjes së një kryqi në Manastirin e Zoodochos Pigi, në Athali.

Sipas himara.gr, në orën 7 të mëngjesit të së dielës disa oficerë të policisë shqiptare nga kryeqyteti i Tiranës bastisën disa shtëpi në Himarë për vendosjen e kryqit në manastir përpara Pashkëve.

Policia kontrolloi shtëpitë pa praninë e një prokurori ose pa paraqitjen e një urdhëri dhe më pas i çoi personat në komisariatin më të afërt për t’i marrë në pyetje.

Më shumë se 10 persona janë akoma në komisariat, përfshirë George Skouras, i cili vendosi kryqin.

Kushdo që ka provuar të shkojë në stacionin policor për të kërkuar shpjegime, është kërcënuar me arrest për mosrespektim të kufizimeve të karantinës për shkak të koronavirusit.
Burimi: greekcitytimes  JOQ Albania

On April 3 in Himara, several people placed a large Greek iron cross provoking the Albanian side.

The case was reported on Facebook by historian Arben Llalla. According to him, this was a clear provocation by Greece at the time of the coronavirus and that the cross had come from Athens to be deliberately placed in Himara.

Greek media have also reacted to the case, calling Albanian officers who arrested the organizers of the event “an anti-terror squad that terrorized Greek-speaking citizens.”

Here is what is written in the Greek media:

Albanian Anti-Terror Service officers raided the homes of residents of Himara, a predominantly Greek-speaking city.

The attack was carried out by officers equipped with automatic weapons, who conducted checks and interrogated several people due to the placement of a cross in the Zoodochos Pigi Monastery, in Athali.

According to himara.gr, at 7 o’clock on Sunday morning, some Albanian police officers from the capital of Tirana raided several houses in Himara for placing the cross in the monastery before Easter.

Police searched the homes without the presence of a prosecutor or without a warrant, and then took them to the nearest police station for questioning.

More than 10 people are still at the police station, including George Skouras, who placed the cross.

Anyone who has tried to go to the police station to seek explanations has been threatened with arrest for failing to comply with quarantine restrictions due to coronavirus.