Gjashtë qytetarë janë gjobitur me nga 7 milionë Lekë të vjetra pasi udhëtuan nga Britania e Madhe drejt vendit tonë dhe nuk janë karantinuar, sipas urdhrit që ndalon lëvizjet nga Anglia. Prej datës 01.01.2021 deri më datën 05.01.2021, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 6 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 Lekë të reja.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të Dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm.

 

Six citizens were fined with 7 million old Lekë after traveling from Great Britain to our country and were not quarantined, according to the order banning movements from England. From 01.01.2021 until 05.01.2021, the Border Police services, during the interview and verification of persons leaving Albania, have found 6 citizens who have violated compulsory self-quarantine and have tried to leave through Rinas to their destination .

The Border Police services did not allow these citizens to travel and each of them was fined 700,000 new Lekë.

The State Police appeals to all those citizens who entered Albania during the last week of December 2020, from Great Britain, by land, sea or air, not to attempt to violate the mandatory self-quarantine, as they will be punished with administrative measures according to the Normative Act and will not be allowed to move towards their destination without performing mandatory self-quarantine.