Nuk janë të pakta rastet e infektime të çuditshme nga koronavirusi, ku persona të një familje, të cilët hanë dhe flenë bashkë nuk infektohen njësoj nga COVIDi. Një prej pjestarëve të familjes rezulton pozitiv, ndërsa tjetri negativ ose nuk shfaq simptoma të infektimit. Lidhur me këtë ka folur tek Rudina edhe mjeku imunolog Genc Sulçebe, i cili ka deklaruar se kjo varet nga përgjigjja imunitare ndaj një virusi, e cila është gjenetike dhe e ndryshme nga njëri tek tjetri .

Pyetja: Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?

Genc Sulçebe:Duhet të kemi parasysh se përgjigjja imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëherë edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëherë sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera.

There are many cases of strange coronavirus infections, where people in the same family who eat and sleep together are not equally infected with COVID. One of the family members is positive, while the other is negative or shows no symptoms of infection. Immunologist Genc Sulçebe also spoke to Rudina about this, stating that it depends on the immune response to a virus, which is genetic and different from one to another.

Question: “How is it possible that people live and sleep together and one gets infected and the other does not?”

Genc Sulçebe: We must keep in mind that the immune response to a virus is genetic and different from one another, it is genetically determined. We all react in different ways to this virus and it is acceptable that one person may react very strongly to one virus and the other very easily or not at all. It also has to do with the dose of the virus. By keeping the mask on constantly, we also reduce the amount of virus we get. If we get a small amount of virus then the disease also passes more easily, we are getting a large amount of virus then the disease passes more severely. Obese people or those with diabetic problems and generally those with a small muscle mass pass it heavier than those who are in good physical condition. It is a disease that is in direct progression with age, the more advanced the age, the more pronounced and stronger the disease will be, so it is something that has not been seen in other infections.