Komunikata e Policisë Elbasan

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Stiven Vojka 28 vjeç dhe Kevi Beqiraj19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. Mahmutaj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan Police Communication

They physically clashed with each other, using solid objects, before the Tirana-Partizani football match, 2 citizens were arrested in flagrante delicto, 14 others were prosecuted.

Specialists for the Investigation of Crime at the Elbasan Police Commissariat arrested in flagrante delicto citizens Stiven Vojka 28 years old and Kevi Beqiraj 19 years old, resident in Tirana, and have prosecuted 14 other citizens at large.

The arrest and prosecution of these citizens was made after in the neighborhood “Luigj Gurakuqi”, boulevard “Aqif Pasha”, Elbasan, these citizens, as fans of football teams Tirana and Partizani were physically conflicted with each other, using solid objects, and as a result 3 citizens were injured, who are out of danger for life.

A bar owned by the citizen A. Mahmutaj was also damaged with solid objects (stones).

The investigative materials were forwarded to the Prosecution at the Court of First Instance for further procedural actions.