Tentuan që të vrisnin biznesmenin Andon Dhima, pak ditë më parë, Policia e Tiranës arreston 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Policia ka vënë në pranga shtetasit me iniciale G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhet tentativa për vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë. po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Atentati i dështuar ndaj Dhimës ndodhi mbrëmjen e të enjtes së kaluar në Tiranë. Ishte vetë biznesmeni që ka denoncuar në polici përmes një telefonate që ka bërë se disa persona po e ndiqnin pranë pallatit të cilin e ka ndërtuar vetë, por edhe banon.

Dhima ishte në shoqëri të vajzës së tij dhe një personi tjetër duke u futur në banesë, teksa dy persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar e kanë ndjekur nga pas. Ata kanë lënë çadrat në hyrje të pallatit dhe janë drejtuar pas gjurmëve të Dhimës. Atentatorët kanë qenë të armatosur, madje në pamjet e siguruara nga Fax News, njëri prej tyre e ka bërë gati armën për ta qëlluar.

They tried to kill the businessman Andon Dhima, a few days ago, the Tirana Police arrested the 2 suspected perpetrators of the event, and their 2 collaborators.

Police have handcuffed citizens with initials GL, 45 years old, resident in Tirana, previously sentenced to 6 years in prison for armed robbery in Germany, and AH 35 years old, resident in Tirana, previously convicted of gunshot wounds .

Also within the operation it became possible to identify and detain the two collaborators in this event, citizens: MM, 30 years old and EH, 26 years old, previously sentenced to 4 years and 9 months, for “Production and sale of narcotics ”.

Full police notification:

The police operation codenamed “Storm” is finalized. Operation by the Police Commissariat no. 2, in cooperation with the investigative structures of the DVP, under the direction of the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District.

The attempt to kill the 51-year-old in “Muhamet Gjollesha” street is revealed. The two perpetrators who followed the 51-year-old to identify him are identified, caught and handcuffed. Authors with a strong criminal record for armed robbery and wounding.

The two accomplices of the perpetrators are also in handcuffs, one of them with a criminal record in the field of narcotics. The firearm with which the perpetrators would have committed the crime, the vehicle with which they left, the masks used to avoid identification, police clothes and other evidence that served to document the event are seized.

Investigative structures of the Police Commissariat no. 2 in Tirana, immediately after receiving the report from the citizen A. Dh., Who showed that on the evening of 15.10.2020, in “Muhamet Gjollesha” street, two masked and armed persons followed him to the entrance of the building, in order to eliminate it, immediately organized the work in cooperation with the Tirana Judicial District Prosecutor’s Office and the investigative structures of the Tirana DVP, to uncover the event, identify and apprehend the perpetrators.

As a result of intensive investigative and professional work done by these structures, it became possible to provide evidence that led to the clarification of the event and the identification of the perpetrators. On the basis of evidence provided by the Police Commissariat no. 2 was organized and finalized the police operation codenamed “Storm”, in the framework of which the two suspected perpetrators of this event were caught and handcuffed, namely:

G. L., 45 years old, resident in Tirana, previously sentenced to 6 years imprisonment, for armed robbery in Germany, and A. H. 35 years old, resident in Tirana, previously convicted for armed robbery. but within the operation it became possible to identify and detain the two collaborators in this event, citizens: MM, 30 years old and EH, 26 years old, previously sentenced to 4 years and 9 months, for “Production and sale of narcotics ”.

From the first investigative and procedural actions were found and seized as material evidence: a pistol firearm and ammunition, the vehicle owned by the citizen AH, which is suspected to have been used during the event, the clothes used by the perpetrators, an iron rod police from those with openings, a pair of handcuffs, 6 mobile phones, police uniforms and camouflage and other material evidence.

The materials will be forwarded to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for further actions, for the criminal offenses “Attempted Murder” committed in cooperation, “Illegal production and possession of firearms and cold steel” and ” “Unlawful wearing of a uniform.”

The failed assassination attempt on Dhima took place last Thursday evening in Tirana. It was the businessman himself who reported to the police through a phone call that some people were following him near the palace which he built himself, but also lives.

Dhima was in the company of his daughter and another person entering the apartment, while two masked and still unidentified persons followed him. They left the tents at the entrance of the palace and headed in the footsteps of Dhima. The assassins were armed, and even in the footage provided by Fax News, one of them made the gun ready to shoot.