Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Salvation”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Another operation to crack down on criminal activity in the field of prostitution is being finalized. The operation codenamed “Salvation”, finalized by the Section for Investigation of Illegal Trafficking in the Local Police Directorate of Tirana.

2 citizens are handcuffed. Specialists of the Section for Investigation of Illegal Trafficking in the Local Police Directorate of Tirana, based on information obtained operatively that two citizens used a 17-year-old citizen for prostitution, have organized the work by documenting the criminal activity of this citizen.

Based on the collected evidence, the police operation codenamed “Salvation” was organized and finalized, in the framework of which it was possible to catch and arrest in flagrante delicto the following citizens: GM (S), 31 years old, previously convicted for the criminal offense “Removal of the prisoner from the place of residence”; E.M., 27 years old, resident in Tirana.

Investigations have shown that these two citizens in cooperation with each other through violence and threats to life and family used for prostitution in Tirana a 17-year-old minor citizen. The materials were handed over to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for the criminal offense “Exploitation of prostitution” against the above-mentioned citizens.