Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Pazari”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq. • K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

The anti-drug operation codenamed “Bazaar” is finalized. Operation by the Korça Police Commissariat and the Narcotics Investigation Section in the Korça DVP, to crack down on the distribution of hard drugs.

They adapted the bar for drug use and kept an uninsured employee, 2 citizens are arrested in flagrante delicto. Suspected heroin and methadone capsules seized.

Services of the Korça Police Commissariat, in cooperation with the specialists of the Narcotics Investigation Section in the Local Police Directorate of Korça, following the work to crack down on criminal activity in the field of distribution of hard drugs, based on information provided on the street police that two citizens were engaged in criminal activity of production and sale of narcotics in a bar in the city, have organized and finalized the police operation codenamed “Bazaar”, as a result of which the citizens were caught and arrested in flagrante delicto:

H. T., 31 years old, resident of Plasë village, Maliq. • K. Z., 18 years old, resident in the village of Pojan, Maliq.
During the control that the police forces exercised in the restaurant used by these two citizens in the neighborhood no. 8, in the area of ​​”Old Bazaar” in Korça, 73 doses and 77 gr of suspected narcotic substance heroin, 30 methadone capsules and 1 electronic scale were found, which were seized as material evidence.

Also during further verifications, it turned out that these citizens in the restaurant in their use had an employee not registered in the insurance scheme. The materials were passed to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance Korça for the criminal offenses “Production and sale of narcotics, committed in collaboration”; “Adaptation of the premises for drug use” and “Illegal employment”.