Ndjekje policore ndaj një makine në Fier, e cila u konstatua duke lëvizue rreth orës 00:30. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa policia e Fierit në një njoftim sot bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj dy të rinjve që ishin në makinën Benz.

“Në lidhje me ngjarjen menjëherë është njoftuar oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Fier, i cili kreu veprimet përkatëse dhe referoi në Prokurori materialet për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet ne njoftim.

Reagimi i policise vjen pasi në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se “punonjësit e Policisë së Fierit kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti dhe ngjarja është fshehur”.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale dhe në media, ku pretendohet se punonjësit e Policisë së Fierit kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti dhe ngjarja është fshehur apo nuk janë referuar materialet në Prokurori, bëjmë me dije opinionin publik se:

Në datë 15.12.2020 ka filluar procedimi penal për shtetasit I. Gj., 19 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, banues në Fier, pasi në datën 15.12.2020, rreth orës 00:30, duke lëvizur me automjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i janë bindur urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit për të ndaluar, por janë ndalur gjatë ndjekjes dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier.

Në lidhje me ngjarjen menjëherë është njoftuar oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Fier, i cili kreu veprimet përkatëse dhe referoi në Prokurori materialet për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer në bashkëpunim.

Pavarësisht se veprimet janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Fier, ngjarja është pasqyruar në web-in e Policisë së Shtetit.

Sqarojmë se në asnjë moment, nga punonjësit e Policisë nuk është përdorur arma e zjarrit as në ajër dhe as në drejtim të automjetit.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve nga ana e Policisë Rrugore të DVP Fier, për drejtuesin e mjetit, shtetasin I. Gj., është marë masë administrative pezullimi i lejes së drejtimit dhe lejes së qarkullimit për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Fierit shpreh keqardhjen për publikime të lajmeve të pavërteta që synojnë të zbehin punën e Policisë dhe mbi të gjitha marrëdhënien e Policisë me qytetarët. Policia është tërësisht e gatshme dhe transparente për t’i vënë në dispozicion çdo informacion që lejon ligji kujtdo që shpreh interes për të informuar publikun.

 

Police chase against a car in Fier, which was found moving around 00:30. The incident happened three days ago, while the police of Fier in an announcement today informs that criminal proceedings have been initiated against the two young men who were in the Benz car.

“In connection with the event, the Judicial Police officer at the Fier Prosecutor’s Office was immediately notified, who performed the relevant actions and referred to the Prosecutor’s Office the materials for the criminal offense” Disobedience to the order of a public order police officer “, committed in collaboration”, it is stated in notification.

The reaction of the police comes after the news circulated on social networks that “the employees of the Fier Police shot with a gun in the direction of a vehicle and the event was hidden”.

Clarification of the Local Police Directorate of Fier

Regarding a news item published on social networks and in the media, where it is alleged that the employees of the Fier Police fired a weapon in the direction of a vehicle and the event was hidden or the materials were not referred to the Prosecutor’s Office, we inform the public that:

On 15.12.2020 criminal proceedings have started for the citizens I. Gj., 19 years old and KB, 22 years old, resident in Fier, because on 15.12.2020, around 00:30, moving with the vehicle type “Benz”, in the place called “Zogu i Zi”, they did not obey the order of the Law Enforcement Officer to stop, but were stopped during the pursuit and were escorted to the premises of the Fier Police Station.

The Judicial Police officer at the Fier Prosecutor’s Office was immediately notified about the event, who carried out the relevant actions and referred to the Prosecutor’s Office the materials for the criminal offense “Disobedience to the order of a public order police officer”, committed in collaboration.

Despite the fact that the actions were carried out by the Judicial Police officer at the Fier Prosecutor’s Office, the event was reflected on the web of the State Police.

We clarify that at no point did the police officers use the firearm either in the air or in the direction of the vehicle.

Also, following the actions by the Traffic Police of DVP Fier, for the driver of the vehicle, citizen I. Gj., An administrative measure has been taken the suspension of the driving license and the driving license for violation of Normative Act no. 3, dated 15.03.2020.

Fier Police expresses regret for the publication of untrue news that aim to dilute the work of the Police and above all the relationship of the Police with the citizens. The police are fully prepared and transparent to make available any information that the law allows to anyone who expresses an interest in informing the public.