Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Me këtë vdekje, numri i viktimave në Shqipëri nga COVID- 19 shkon në tre pas të moshuarve nga Durrësi dhe Lushnja të pak ditëve më parë.

Sot Shqipëria shënoi rekord sa i përket numrit të rasteve me koronavirus brenda 24 orëve teksa ato ishin 13 dhe e çuan numrin total në 89. Drejtoresha e Përgjithshme e ISHP, Albana Fico raportoi për opinionin publik se raste të reja kishte në Korçë 3, Tiranë 8, Kavajë 1 dhe Durrës 1.

Siç ka raportuar BalkanWeb pak më parë në Vlorë ka dyshime për 4 anëtarë të një familjeje që dyshohet se janë infektuar prej nipit të tyre të ardhur nga Italia 2 javë më parë por pritet testimi.

This evening a patient was hospitalized at the Infectious Disease Hospital, confirmed with COVID-19, who was suffering from lung cancer in a very advanced stage.

The 71-year-old native of Kuçova, treated earlier at Shefqet Ndroqi University Hospital, had been hospitalized for 7 days at the Infectious Disease Hospital and had an immediate cardiac arterial complication during the evening.

The 71-year-old suffered from several concomitant diseases: Lung cancer, diabetes mellitus, arterial fibrillation, and hypertension.
The Ministry of Health and Social Protection expresses condolences to the family of the deceased and appeals once again to the citizens to respect the rules of social distancing and to call 127 if they have signs of illness.

With this death, the number of victims in Albania of COVID-19 goes to three after the elderly from Durres and Lushnja a few days ago.

Today Albania recorded a record number of cases of coronavirus within 24 hours as they were 13 and brought the total to 89. The Director General of PHI, Albana Fico reported to public opinion that there were new cases in Korça 3, Tirana 8 , Kavaja 1 and Durrës 1.

As BalkanWeb reported recently in Vlora there are suspicions of 4 members of a family allegedly infected by their nephew coming from Italy 2 weeks ago but testing is expected.