Gazetari i njohur i kronikës në Greqi Giorgos Karaivaz është vrarë pasditen e së premtes nga persona që lëviznin me motor.

Siç raportojnë mediat greke, gazetarit i zunë pritë ndërsa në drejtim të tij qëlluan të paktën 17 herë. Në vendin e ngjarjes, Karaivaz u gjet i shtrirë me fytyrë jashtë makinës, në parkun afër banesës së tij në rrugën Anninou në Alimos.

Raportohet po ashtu se gazetari ka marrë gjashtë plumba dhe se ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dy burra të hipur në një motor të vogël i ngritën pritën Giorgos Karaivaz-it . Rezultatet e testeve balistike do të tregojnë nëse arma e vrasjes është përdorur në ndonjë akt kriminal në të kaluarën.

Raportet e hershme tregojnë se autorët e vrasjes mund të kenë përdorur një silenciator.

Oficerët e policisë në vendngjarje mbledhin prova, pamje nga kamerat dhe gjithçka tjetër që mund të çojë në hetim për të identifikuar autorët dhe motivet e tyre George Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër të kronikës së zezë në Greqi.

Well-known Greek journalist Giorgos Karaivaz was killed on Friday afternoon by people riding a motorcycle.

According to Greek media, the journalist was ambushed and shot at least 17 times. At the scene, Karaivaz was found lying face down outside the car, in the park near his apartment on Anninou Street in Alimos.

It is also reported that the journalist received six bullets and died on the spot.

Preliminary data show that two men on a small motorcycle ambushed Giorgos Karaivaz. Ballistic test results will show if the murder weapon has been used in any criminal act in the past.

Early reports indicate that the perpetrators of the murder may have used a silencer.

Police officers at the scene gather evidence, camera footage and anything else that could lead to the investigation to identify the perpetrators and their motives George Karaivaz was one of the oldest editors of the black chronicle in Greece.