Një efektiv policie është vrarë në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Viktima quhet Xhulio Prela.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se trupi i tij është gjetur brenda një automjeti, ndërsa nuk dihet nëse ekzekutimi ka ndodhur në vendin ku u gjet efektivi, rreth orës 03:00.

I riu në këtë foto është Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Një vit më parë Xhulio Prela ishte futur në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

Ndërkohë Policia njofton se Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

A police officer was killed in Lezha, in the area known as “Gajush”. The victim is named Julio Prela.

According to preliminary information, it is learned that his body was found inside a vehicle, while it is not known if the execution took place at the place where the effective was found, around 03:00.

The young man in this photo is Julio Prela, a 26-year-old member of the Rapid Intervention Forces in Shkodra.

A year ago, Julio Prela joined the Shkodra Rapid Intervention Forces, while continuing his studies at the Security Academy in Tirana, in the 3rd year.

Meanwhile, the Police announces that the Services of the Local Police Directorate of Lezha, supported by FNSH Shkodra and special forces RENEA, have set up checkpoints and are controlling the area to escort persons suspected as perpetrators of the event or who may have knowledge of the event.

Lezha / Preliminary information

On 05.12.2020, around 02:20, in the Operating Room of DVP Lezha, a call came that on the Milot-Lezha road axis, in Gajush, a vehicle lost control and went off the road.

The Police services immediately went and found in the vehicle type “Volkëagen” the citizen Xh.P., 26 years old, a police officer of FNSH Shkodër, who had lost his life.

From the preliminary actions he is suspected to have lost his life from the use of a firearm.

To investigate the event, a special investigative group was set up with the best experts of the Criminal Police from the Criminal Police Department and the Lezha DVP, under the direction of the Prosecution, where intensive work continues to clarify the circumstances of the event, in order to identify and capture authors.

The services of the Local Police Directorate of Lezha, supported by FNSH Shkodra and special forces RENEA, have set up checkpoints and are controlling the area to escort persons suspected as perpetrators of the event or who may have knowledge of the event.