Ky është Abdulla Budlla, taksisti 71-vjeçar që mbeti i vrarë ditën e djeshme në rrethana misterioze në Fushë-Prezë. Ndaj Abdulla Budllës u qëllua me armë 6-7 herë nga një automjet në lëvizje, ndërsa në polici ai rezulton një person pa të kaluar kriminale.Fqinjët e viktimës, të cilët shprehen se ai dhe familja e tij janë një familje e qetë, e respektuar dhe pa konflikte në fshat.

“Ne takoheshim çdo mëngjes, pinim kafen bashkë, njëri i qetë, shihte punë e vetë, i hipte makinës dhe bënte punën. Komunikonte rregullisht me ne, njeri i qetë”, u shpreh miku i tij.

Në lidhje me dy djemtë që ka jashtë, miku i viktimës shprehet se janë prej më shumë se 20 vitesh jashtë vendit, por nga marrëdhëniet shoqërore që ka pasur me familjen ndër vite nuk ka dëgjuar të kenë pasur ndonjëherë probleme.

“Me sa di unë, se unë jam i vjetër 74 vjeç dhe kam marrëdhënie shoqërore me vëllanë e tij, ka dy fëmijë i ka jashtë dy djemtë dhe vajzën dhe një djalë e ka këtu. Kanë qenë familje shembullore. Kanë shumë vite që djem janë jashtë, nuk di ta them me siguri, por kanë mbi 20 vite që jetojnë jashtë”, u shpreh miku i Abdullait.

Në vendin ku Abdullah Budlla u ekzekutua ishte një nga vendet e qëndrimit të tij me makinën ku shërbente si taksi.

“Abdullai kishte një makinë dhe bëntë punë taksisti. Ai qëndronte dhe tek parkimi po te kthesa e Lapidarit. Familja e Abdullait, vëllezërit, babai kanë qenë shembullor nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, të paktën këtu jo”, përfundon miku i tij.

Abdulla Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal.

This is Abdulla Budlla, the 71-year-old taxi driver who was killed yesterday in mysterious circumstances in Fushë-Preza. Abdulla Budlla was shot 6-7 times by a moving vehicle, while in the police he turns out to be a person without a criminal background. Neighbors of the victim, who say that he and his family are a quiet, respected family and without conflicts in the village.

“We met every morning, drank coffee together, one calm, saw his own work, got in the car and did the work. Communicated regularly with us, calm man,” said his friend.

Regarding the two boys he has abroad, the victim’s friend says that they have been abroad for more than 20 years, but from the social relations he has had with his family over the years, he has never heard of any problems.

“As far as I know, because I am 74 years old and I have social relations with his brother, he has two children, he has two sons and a daughter, and he has a son here. They have been an exemplary family. They have been boys for many years. “I do not know for sure, but they have been living abroad for over 20 years,” said Abdullah’s friend.

The place where Abdullah Budlla was executed was one of his places of residence by car where he served as a taxi.

“Abdullai had a car and worked as a taxi driver. He also stayed in the parking lot at the turn of Lapidari. Abdullai’s family, brothers, father were exemplary, they did not have any conflict in the village, at least not here”, concludes his friend.

Abdulla Budlla was shot 6-7 times by a moving vehicle that is suspected to have left in the direction of Vora. So far there is still no concrete clue leading to the cause that produced his execution because the victim has no previous criminal record.