Një 30-vjeçar në Tiranë është goditur me thikë nga tre persona që nuk janë identifikuar ende nga policia. Ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Teodor Keko”. I lënduari është dërguar në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në 24 orët e fundit, policia e Tiranës ka arrestuar katër drejtues mjetesh ndërsa dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë. Këta të fundit janë dy të mitur, F. M., 14 vjeç dhe E. V., 13 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një ambient në rrugën “Dritan Hoxha”.

Më tej, ka rezultuar se dy adoleshentët janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera ndodhura gjatë muajit janar.

Ndërkohë, po punohet për kapjen e një 24-vjeçari me iniciale K. K., pasi ka kanosur një vajzë nëpërmjet rrjeteve sociale duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

Në kërkim është edhe një 40-vjeçar me inicialet B. B., banues në Tiranë. Ky i fundit, në rrugën “Kont Leopold Bertold”, në bashkëpunim me disa qytetarë të tjerë kanë kanosur dhe goditur me sende të fortaF. Ç dhe K. C.

A 30-year-old man in Tirana was stabbed by three people who have not yet been identified by the police. The event happened on Tuesday in “Teodor Keko” street. The injured was taken to hospital while out of danger for life.

Also, in the last 24 hours, Tirana police have arrested four drivers while two other people have been released. The latter are two juveniles, F. M., 14 years old and E. V., 13 years old, who were caught red-handed stealing in an environment on “Dritan Hoxha” street.

Further, it turned out that the two teenagers are the perpetrators of 4 other thefts that occurred during the month of January.

Meanwhile, work is underway to capture a 24-year-old with the initials K. K., after threatening a girl through social networks by forcing her to give property.

A 40-year-old man with the initials B. B., resident in Tirana, is also wanted. The latter, in the street “Count Leopold Bertold”, in cooperation with several other citizens have threatened and hit with hard objectsF. Ç and K. C.