Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.

Po ashtu, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.

Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese humbën jetën në spitalin Infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket rasteve të reja, ato u konfirmuan: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

 

In the last 24 hours, 90 new cases of coronavirus have been confirmed in our country. Thus, the total number of infected goes to 2,752.

Also, unfortunately, the Ministry of Health announced that 3 other people lost their lives within a day.

A 57-year-old man from Shkodra, a 65-year-old man from Tirana and a 76-year-old man from Durrës, with some concomitant diseases, lost their lives in the Infectious Diseases Hospital, despite the efforts of the medical staff.

The good news is that in the last 24 hours 33 citizens have been cured, bringing the number of cured people to 1592 since the beginning of the epidemic.

Regarding the new cases, they were confirmed: 35 cases in Tirana, 12 in Kruja, 10 in Kurbin, 8 in Vlora, 6 in Shkodra, 4 in Përmet, 3 in Pogradec, 2 cases in Kukës, Lezhë, Kavaja, Lushnje, from 1 case in Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Geographical distribution of active cases by counties:
Tirana 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlora 117
Fier 46
Lezha 57
Korça 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastra 10
Berat 8
Debar 8