Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në Indonezi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.

Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore pasditen e së shtunës, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve. Momenti kur Raharja u godit nga rrufeja është kapur në kamera.

This happened during a football match in Indonesia 🇮🇩 pic.twitter.com/JHdzafaUpV

— Githii (@githii) February 11, 2024