Kreu i PSD-së Tom Doshi duket se do të jetë vendimtar në qeverinë e ardhshme, pasi partia e tij po tenton të marrë 4 mandate deputetësh, në Tiranë dhe në Shkodër. Doshi tha se pas 25 Prillit ai do të bëjë koalicion me PS-në por jo me Lulzim Bashën.

Deklaratat e Doshit janë bërë gjatë një vizite që ai ka bërë në KZAZ numër 2 në qytetin e Shkodrës.

Doshi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mori një hap të papritur, ku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, por jo nga drejtimi i PSD-së, që ka një numër të konsiderueshëm votash, që mund të përkthehen në mandate në Shkodër dhe në Tiranë.

Kjo lëvizje e Doshit, u konsiderua si një manovër politike me regji të kryeministrit Edi Rama, që mandatet e PSD-së të kalojnë të PS-së, por pa qenë e nevojshme që ata të kenë një bashkëpunim publik, sa kohë që Doshi është piketuar si i padëshirueshëm nga amerikanët në Tiranë.

Doshi: Synoj dy mandate në Shkodër. Mendojmë edhe për dy mandate në Tiranë.

Do bëni koalicion me PS-në?

Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste.

Do bëni koalicion me Bashën?

Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë.

 

PSD leader Tom Doshi looks set to be crucial in the next government, as his party is trying to win four seats in Tirana and Shkodra. Doshi said that after April 25 he will form a coalition with the SP but not with Lulzim Basha.

Doshi’s statements were made during a visit he made to CEAZ number 2 in the city of Shkodra.

Doshi during the first hours of this morning took an unexpected step, where he resigned from the mandate of MP, but not from the leadership of PSD, which has a significant number of votes, which can be translated into mandates in Shkodra and in Tirana.

This move by Doshi was considered as a political maneuver directed by Prime Minister Edi Rama, for the PSD mandates to pass to the SP, but without the need for them to have a public cooperation, as long as Doshi is targeted as undesirable by the Americans in Tirana.

Doshi: I aim for two terms in Shkodra. We are also thinking about two terms in Tirana.

Will you form a coalition with the SP?

Doshi: We are ready to form a coalition with the Socialist Party.

Will you form a coalition with Basha?

Doshi: No I would never do.