Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e operacionit të prishjes së ndërtimeve pa leje.

“Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit)”, shkruan Rama në Facebook.

Ai bën të ditur se “pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundi. Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju”.

I pranishëm në këtë takim në Shëngjin ishin edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, të cilët thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar.

Çuçi: Do merremi me të gjitha hapësirat e zaptuara në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Kjo do të jetë faza e parë. Në shtator do të fillojmë dhe me ndërtimet pa leje, që janë të palegalizueshme, për shkak të natyrës që kanë, me trajtimin e tyre në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që do të fillojmë edhe me pastrimin e rrugëve nacionale nga ndërtimet e paligjshme.

Lame: Jam i bindur që vetë ndërtimet me leje në këto zona janë të prirur të pastrohen nga këto objekte, që ju bllokojnë sezonin. Në zonat fare bregdetare, po koordinojmë t’i listojmë objektet, që ligji i ka njohur për legalizim, t’i skualifikojmë në grup këto objekte. Nëse policia do të evidentonte edhe shkelje të punonjësve tanë, do e kthej shkopin edhe nga vetja, për ndonjë legalizim, të mbajnë përgjegjësi. Ksamili është një zonë shumë e madhe informale. Shfryrja e tyre për sezonin turistik është e domosdoshme për të spastruar zonën e bregdetit. Është shëtitorja në Ksmail dhe përgjatë saj, poshtë apo lart saj të vazhdojë ky spastrim.

Rama: Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë punë edhe për një arsye tjetër, sepse operacioni fillon të hënën e ardhshme. Dua t’ua përcjell mesazhin të gjithë atyre që janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të lexojnë Kodin penal, dhe menjëherë të marrin masa tani, se do jetë vonë deri të hënën, për t’iu shmangur përballjes. Të lexojnë kodin se çfarë i pret në momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet të ballafaqohen me ligjin. E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirit që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen. E treta dhe më e rëndësishmja është se kjo është pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë këtij vendi. Kjo punë ka përgjegjësi. Unë dëshiroj nga sot këtu të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata cënues të kësaj pasurie, të tërhiqen tani, për të filluar të hequr atë që kanë bërë. Në cdo lloj situate që do të jetë ndërtesa, do të shembet, madje do të ketë edhe pasoja. Kush nuk do t’i pastrojë vetë inertet, do të paguajë rëndë edhe për këtë.

 

Prime Minister Edi Rama has announced the launch of an operation to demolish illegal constructions.

Next week, the forces of the State Police and the National Inspectorate of Territorial Defense will launch the operation “Our Coast”, to delete from the map of the greatest wealth of the Albanian people any illegal construction, starting with those that are in process flagrant violations of the Criminal Code and to bring to justice any violators of the law (whether in the entire construction chain from investors to construction workers, or in the ranks of the police themselves, from the boss to employees, who with the actions of their inactions have allowed the violation of the law) “, Rama writes on Facebook.

He states that “the clearing of the entire coast to continue with the protected areas and national axes, will continue without stopping until the final blow. The appeal to the violators is simple: Destroy and clean what you have built without permission to the detriment of the people’s property, because when you face the force of the operation “Our Coast”, it will be too late for you “.

Also present at this meeting in Shengjin were the Minister of Interior, Bledi Çuçi, and the head of the Cadastre, Artan Lame, who said that both institutions will cooperate in cleaning the Albanian coast.

Çuçi: We will deal with all the occupied spaces on the entire coast of Albania. This will be the first stage. In September we will start with illegal constructions, which are illegal, due to their nature, with their treatment throughout Albania. While we will also start cleaning national roads from illegal construction.

Lame: I am convinced that the permitted constructions themselves in these areas tend to be cleared of these objects, which block the season. In the very coastal areas, we are coordinating to list the objects that the law has recognized for legalization, to disqualify these objects in groups. If the police would also identify violations of our employees, I would return the baton by myself, for any legalization, to bear responsibility. Ksamil is a very large informal area. Flushing them for the tourist season is essential to clear the coastal area. It is the promenade in Ksmail and along it, below or above it continue this cleansing.

Rama: We are determined to do this work for another reason, because the operation starts next Monday. I want to send a message to all those who are in a situation of serious violation of the law, read the Criminal Code, and immediately take action now, that it will be late by Monday, to avoid confrontation. Read the code of what awaits them at the moment when the violation is found and when they have to face the law. Secondly, I want to make it very clear to the whole chain involved in these constructions, from the ordinary workers, that with the Criminal Code they are all part of the guilt and responsibility. Everyone will be banned and penalized. Third and most important is that this is the greatest wealth that God has given to this country. This job has responsibilities. I want from today here to give a very clear message to all those violators of this wealth, to withdraw now, to start removing what they have done. In any situation that the building will be in, it will collapse, and there will even be consequences. Whoever does not purify the inerts himself will pay a heavy price for it.