Covid 19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 2 në kryeqytet, ose nddryshe në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se i riu ndodhej prej një jave i intubuar në Covid 2, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit, se pse gjendja e tij ka qenë kaq e rënduar, pavarësisht moshës së re.

Ndërkohë një 28-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.

Prej një muaji tashmë numri i infektimeve me Covid në vendin tonë është në nivele alarmante, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1666.

 

Covid 19 took the life of a 17-year-old from Elbasan. The young man was hospitalized for several days in the covid 2 hospital in the capital, or otherwise in the “Shefqet Ndroqi” hospital.

It is not yet known whether the young man who lost his life had a concomitant disease or not, as his death is one of the youngest ages since the onset of the pandemic.

It is learned that the young man was intubated for a week in Covid 2, while there are no details from the hospital, why his condition has been so aggravated, despite his young age.

Meanwhile, a 28-year-old woman who was pregnant, lost her life after being infected with Covid in the city of Elbasan. It is learned that the mother was intervened to give birth to her child in the seventh month, due to the aggravated condition.

Despite the intervention to remove the child who enjoys full health, the mother has not been able to stay alive, due to the complications she has displayed after the infection.

For a month now the number of infections with Covid in our country is at alarming levels, while the number of people who have officially lost their lives since the beginning of the pandemic has gone to 1666.