Kamerat-kurth, të vendosura nga një bashkëpunim midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi kanë sjellë një suprizë të paimagjinueshme. Si duket bëhet fjalë për një lajmi më të gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri.

Një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, është filmuar dhe fotografuar në 16 shkurt 2020. Kjo provë e riprodhimit të rrëqebullit është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri.

Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).

Monitorimi në rajon po kryhetbashkarisht nga PPNEA dhe AdZM Elbasan dhe është thellim i kërkimit për rrëqebullin në këtë rajon pas evidentimit të ekzistencës së një individi në dhjetor 2018 nga AdZM Elbasan.

Përveç faktit të vërtetimit të riprodhimit të rrëqebullit, kjo e dhënë vërteton dhe vendodhjen më jugore të rrëqebullit të Ballkanit në të gjithë gadishullin.

 

The trap cameras, established by a cooperation between PPNEA and AKZM-AdZM Elbasan in the Polis-Guri i Zi mountainous region, have brought an unimaginable surprise. Apparently, this is the happiest news about the Balkan lynx in Albania.

A lynx family, consisting of three individuals, was filmed and photographed on February 16, 2020. This evidence of lynx reproduction is the primary indicator of the existence of another population in Albania.

After the Munella area in northern Albania, Polis-Guri i Zi is now the second region in Albania where lynx reproduction and the third area throughout the Balkans have been confirmed (including Mavrovo National Park in northern Macedonia).

Monitoring in the region is being carried out jointly by PPNEA and AdZM Elbasan and is an in-depth search for lynx in this region after identifying the existence of an individual in December 2018 by AdZM Elbasan.

In addition to the fact that the lynx reproduces, this data also confirms the southernmost location of the Balkan lynx throughout the peninsula.