Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin e parë të sintetizuar, prodhim vendor që do të përdoret kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha sot ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank.

“Është një burim i lumturisë dhe krenarisë që ilaçi ka arritur në fazën e licencimit”, tha Varank në një deklaratë me shkrim. Ilaçi i sintetizuar në Turqi i quajtur “Favipiravir”, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, është zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK), Universitetit Medipol në Stamboll dhe kompanisë farmaceutike “Atabay Ilaç”.

Ekipi prej 32 shkencëtarësh ka zhvilluar ilaçin duke e sintetizuar atë me një lëndë të parë vendase në vetëm 40 ditë. Ilaçi i sintetizuar “Favipiravir” është një nga projektet e lançuara në kuadër të Platformës së Turqisë COVID-19, ku janë zhvilluar punime hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave.

Mustafa Güzel, një nga koordinatorët e projektit, deklaroi se projekti vendas për zhvillimin e ilaçeve është realizuar me bashkëpunim të industrisë dhe akademisë. Ekipi filloi punën rreth 5-6 javë më parë, tha Güzel. “Më besoni, nuk mendoja se mund të bëhej kaq shpejt. Por, me mobilizimin kombëtar, të gjithë u afruan. Ne e arritëm këtë me frymë ekipore”, shtoi ai.

Ai theksoi se trajtimi me Favipiravir-in e sintetizuar është efektiv edhe tek pacientët që sapo kanë filluar të kenë temperaturë. “Ka 3-4 ilaçe në botë që janë të mirënjohura në trajtim. Ky është një ilaç që ne e dimë se është efektiv”, përfundoi Güzel.

Ndërkohë Rusia njoftoi të premten se ka nisur përdorimin e Favipiravir duke vënë në dispozicion 60 mijë doza dhe paralajmëroi porositjen e 2 milionë dozave të tjera. /AA/

Turkish scientists have produced the first synthesized drug, a local product that will be used against the new coronavirus (COVID-19), Turkish Minister of Technology and Industry Mustafa Varank said today.

“It is a source of happiness and pride that the drug has reached the licensing stage,” Varank said in a written statement. The synthesized drug in Turkey called “Favipiravir”, which is used in the treatment of COVID-19, was developed in collaboration between the Ministry of Technology and Industry, the Ministry of Health, the Council of Scientific and Technological Research of Turkey (TUBITAK), Medipol University. in Istanbul and the pharmaceutical company Atabay Ilac.

The team of 32 scientists developed the drug by synthesizing it with a local raw material in just 40 days. The synthesized drug “Favipiravir” is one of the projects launched within the framework of the Turkish Platform COVID-19, where research and development works have been carried out in relation to the development of drugs and vaccines.

Mustafa Güzel, one of the project coordinators, stated that the local project for the development of medicines was realized with the cooperation of industry and academia. The team started work about 5-6 weeks ago, Güzel said. “Believe me, I didn’t think it could be done so quickly. But with national mobilization, everyone came closer. We achieved this with a team spirit “, he added.

He stressed that treatment with synthesized Favipiravir is also effective in patients who have just begun to have a fever. “There are 3-4 medicines in the world that are well known in treatment. This is a medicine that we know is effective, “Güzel concluded.

Russia, meanwhile, announced on Friday that it had begun using Favipiravir, making 60,000 doses available and warning of another 2 million doses.