Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali pasi u kapën duke transportuar kokainë me automjetin e tyre.

Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht ata hodhën një kavanoz nga dritarja dhe nxituan t’ia mbathin nga vendin e ngjarjes. Policia u vu pas tyre dhe më pas i arrestoi. Të dy të rinjtë figurojnë më precedentë të mëparshëm penalë.

Në momentin e arrestimit, ata kanë deklaruar se përshpejtuan lëvizjet për shkak të frikës nga sanksionet për shkeljen e masave anti-COVID.

Por pretendimi i tyre ra menjëherë sapo karabinierët gjetën në rrugën e ndjekjes një kavanoz me 18 doza kokainë brenda.

Pas kontrollit, policia gjeti 190 euro në xhepat e njërit prej të arrestuarve ndërsa në banesën e tjetrit u gjetën dhe u sekuestruan të paktën 2 800 euro, të cilat dyshohet se ishin mbledhur nga shitja e lëndës narkotike.

Two young Albanians were arrested yesterday in Italy after they were caught transporting cocaine in their vehicle.

Italian media suggest that they initially threw a jar out the window and hurried to flee the scene. Police chased them and then arrested them. Both youths have previous criminal records.

At the time of their arrest, they stated that they accelerated the movements due to fears of sanctions for violating anti-COVID measures.

But their claim dropped as soon as the carabinieri found a jar with 18 doses of cocaine inside.

After the search, the police found 190 euros in the pockets of one of the detainees, while in the apartment of the other were found and seized at least 2,800 euros, which were suspected to have been collected from the sale of narcotics.