Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme katër persona si autorët e dyshuar që goditën dy infermierë në spitalin e Korçës po ditën e sotme.

Incidenti ndodhi pasdite rreth orës 16:20, njofton policia, ku shtetasi me inicialet E.Ç, është konfliktuar me mjekët.

Sipas policisë, ky shtetas ka qenë i dehur dhe pas konfliktit verbal, ai së bashku me 3 shtetas të tjerë kanë goditur dy infermierët me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Korça police have arrested today four people as the suspected perpetrators who hit two nurses in the Korça hospital today.

The incident happened in the afternoon around 16:20, reports the police, where the citizen with the initials E.Ç, had a conflict with the doctors.

According to the police, this citizen was drunk and after the verbal conflict, he together with 3 other citizens hit the two nurses claiming that they were not receiving the proper service.

Police notification:

Korce

Two nurses were beaten due to duty in the premises of the Korça Regional Hospital, 4 suspected perpetrators of the event are handcuffed.

Specialists for the Investigation of Crimes in the Korça Police Commissariat, made the arrest in flagrante delicto of the citizens E. Ç., 43 years old; S. M., 45; T. M., 23 years old and R. Xh., 18 years old, resident in Korça.

These citizens, appeared today, around 16:20, in the premises of the Korça Regional Hospital, to seek medical assistance, for the citizen E. Ç., Who was in a drunken state and in cooperation between them, had a conflict verbally and then hit due to duty, two nurses of this Hospital namely citizens EB and FC, claiming that they were not receiving the proper service.

The materials in their charge were handed over to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance in Korça for the criminal offense of “Strikes due to duty” committed in collaboration.