Gjatë 24 orëve të fundit Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan ka bërë dy ritestime në persona të cilët në tamponin e parë kanë rezultuar negative. Për fat të mirë, edhe në këto ritestime, të dyshuarit kanë rezultuar negativë.

Pas dy muajsh Elbasani vijon të mbetet e vetmja bashki në rang Qarku me raste të konfirmuara pozitiv me koronavirus. Aktualisht janë ende 2 persona, të cilët po luftojnë me Covid-19, ndërkohë që 18 të tjerë të prekur më parë e kanë kaluar këtë sëmundje dhe janë shëruar.

Testet e bëra më parë në dy bashkitë e Belshit dhe të Gramshit kanë rezultuar negative dhe ato nuk janë prekur nga Coronavirus. Ndërsa bashkitë e Peqinit, Cërrikut, Librazhdit dhe Prrenjasit, përgjatë dy muajve nuk kanë pasur asnjë rast të dyshuar me Covid-19 për këtë arsye përfituan masa lehtësuese më parë bashkia e Librazhdit dhe ajo e Prrenjasit.

Që nga rasti i parë me Covid në vendin tonë dhe në Elbasan, duhet thënë se situata nuk ka dalë asnjëherë jashtë kontrollit, kjo edhe për shkak të masave të marra nga institucionet, por edhe nga vetë qytetarët. Ndaj, në këëta spekt, mund të thuhet se qarku i Elbasanit meriton vlerësim për përballimin e situatës pa pasoja.

During the last 24 hours, the Directorate of Primary Health Care in Elbasan has made two retestings of persons who in the first buffer have been negative. Fortunately, even in these retests, the suspects turned out to be negative.

After two months, Elbasan continues to be the only municipality in the region with positively confirmed cases of coronavirus. There are currently 2 people still fighting Covid-19, while 18 others previously affected have contracted the disease and are recovering.

Tests previously conducted in the two municipalities of Belsh and Gramsh have been negative and they have not been affected by Coronavirus. While the municipalities of Peqin, Cërrik, Librazhd and Prrenjas, during the two months have not had any suspicious cases with Covid-19 for this reason benefited precautionary measures previously the municipality of Librazhd and that of Prrenjas.

Since the first case with Covid in our country and in Elbasan, it must be said that the situation has never gotten out of control, this is also due to the measures taken by the institutions, but also by the citizens themselves. Therefore, in this spectrum, it can be said that the district of Elbasan deserves appreciation for coping with the situation without consequences.