TIRANË– Kryedemokrati Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht votën e tyre për Partinë Demokratike.

Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve në qytetin bregdetar janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos pranojnë lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës.

Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit dhe së fundmi Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kërtusha është shprehur se Durrësi ka mbetur peng i interesave të Dakos. Kërtusha përmendi arrogancën e Bashkisë Durrës, mungesën e shërbimeve për qytetarët dhe mbetjen e saj pa drejtues real. Dy socialistët u dukën shumë të revoltuar edhe me klimën brenda partisë në pushtet. Zyrat e PS-së Durrës sipas tyre janë uzurpuar nga të fortë dhe figura të botës së krimit. Alternativa që ofron PS, shprehen ata, është heshtja dhe largimi i të rinjve nga vendi.

Lideri i opozitës, Basha, u shpreh se ai dëshironte të shihte një garë idesh dhe programesh ndërmjet partive, gjë që nuk po ndodh sepse pushteti nuk ka paraqitur alternativë. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Basha mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të rinjtë socialistë u shprehën të revoltuar me klimën politike brenda partisë së tyre, me cinizmin dhe notat groteske që mbizotërojnë në gjuhën politike të drejtuesve të saj. Kërtusha vuri në pah dallimin që ai shihte ndërmjet Bashës dhe Ramës kur theksoi se “këtu gjej një lider larg ironisë, notave groteske dhe shpërfilljes”. Ai dënoi gjuhën e urrejtjes dhe bëri thirrje që “të heqim një drejtues i cili nuk mund të drejtojë më as shtëpinë e tij, Partinë Socialiste, jo më vendin, Shqipërinë”.

Ndërsa lideri i opozitës Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm. “Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore” tha Basha ndërsa theksoi se filozofia e tij politike nuk është përçarja, por bashkimi në të mirë të vendit. Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë.

Basha u ka uruar mirëseardhjen dy funksionarëve socialistë që iu bashkuan Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri pas 8 vitesh dështime.

 

TIRANA – Chief Democrat Basha received today two members of the Socialist Party, who have publicly announced their vote for the Democratic Party.

Serian Mazreku and Ardit Kërtusha, two important activists and figures of the socialists in the coastal city have expressed sadness for the capture of the city by what they call the narrow interests of former mayor Vangjush Dako. Mazreku, administrator of the Kënetë administrative unit, has called on all his relatives to support the DP and not to accept alms, implying the sale of the vote.

On his part, the former president of FRESSH for the city of Durrës and recently the Director of the Directorate of Strategic Planning and Implementation of Priorities in the Municipality of Tirana, Ardit Kërtusha said that Durrës has remained hostage to the interests of Dako. Kërtusha mentioned the arrogance of the Municipality of Durrës, the lack of services for the citizens and its lack of real leaders. The two Socialists also seemed very revolted by the climate within the ruling party. According to them, the offices of the Durrës SP have been usurped by strong and criminal figures. The alternative offered by the SP, they say, is the silence and the departure of young people from the country.

Opposition leader Basha said he wanted to see a race of ideas and programs between the parties, which is not happening because the government has not presented an alternative. Basha was enthusiastic about the fact that there are socialists who want change and find change in the Democratic Party. Basha welcomed the contribution of the Durrës socialists and invited all socialists who love the country and want to make a difference for the sake of their children’s future.

The socialist youth expressed revolt with the political climate within their party, with the cynicism and grotesque notes prevailing in the political language of its leaders. Kërtusha pointed out the difference he saw between Basha and Rama when he stressed that “here I find a leader far from irony, grotesque notes and disregard”. He condemned the hate speech and called for “the removal of a leader who can no longer run even his house, the Socialist Party, no longer the country, Albania.”

While the leader of the opposition Basha said that on April 25 not only Albania is liberated, but also the Socialist Party. According to him, with the expected change of April 25, Albania wins, the ordinary socialists also win. “We will build this country that is blessed by God with human and natural resources,” said Basha, emphasizing that his political philosophy is not division, but unification for the good of the country. The leader of the Democrats called their transition from SP to PD a transition from the project of despair to the project of hope and a demonstration of their loyalty to Albania.

Basha welcomed two socialist officials who joined the Democratic Party to bring change to Albania after 8 years of failures.