Në qytetin e Elbasanit gjatë natës së fundit në harkun kohor të 30 minutave në lagje të ndryshme janë djegur dy automjete .Burime jo zyrtare bënë me dije se rreth orës 03.00 në Lagjen “Beqir Dardha” automjeti me targë AA 300UT tip audi ishte përfshirë nga flakët.Policia dhe shërbimi zjarrfikês u njoftuan për ngjarjen nga banorë të lagjes që konstatuan zjarrin në automjet.

Shërbimi zjarrfikës në kohë rekord ka arritur të shuante flakët që kishin përfshirë automjetin i cili u dogj pjesërisht.Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti ishte i parkuar aty që nga fundjava .

Automjeti i djegur sipas burimeve zyrtare është në pronësi të shtetasit Blendi Musai i cili aktuallisht mban postin e Drejtorit të ISHSH për Elbasanin.Paraprakisht policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme të automjetit në pronësi të tij për shkak të detyrës dhe po pubohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë po në Elbasan në Lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30 është djegur automjeti tip pezho me targë AA 197 HY në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.Në këtë rast mbeten të paqarta rrethanat e përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti .

Two vehicles were set on fire in the city of Elbasan last night in the time frame of 30 minutes in different neighborhoods. Unofficial sources suggest that around 03.00 in the neighborhood “Beqir Dardha” the vehicle with license plate AA 300UT audi type was engulfed in flames .Police and fire service were notified of the incident by neighborhood residents who ascertained the fire in the vehicle.

The fire service in record time managed to extinguish the flames that had engulfed the vehicle which was partially burned. Preliminary verifications have shown that the vehicle was parked there since the weekend.

The burnt vehicle, according to official sources, is owned by the citizen Bendi Musai, who currently holds the position of Director of the SSI for Elbasan. Previously, the police suspect a deliberate arson of the vehicle owned by him due to duty and is being intensively published to clarify the event. .

Meanwhile, in Elbasan, in the neighborhood “Haxhias”, around 03.30, a Peugeot vehicle with license plate AA 197 HY owned by the citizen Tomorr Panxhi was set on fire. In this case, the circumstances of the fire involvement of this vehicle remain unclear.