Operacioni “Forca e Ligjit” që prej 31 janarit ka nisur shënjestrimin e “të fortëve” që jo vetëm kanë qenë të shënuar në listën e personave me precedentë penalë, por edhe disponojnë asete financiare të mëdha.

Që nga Durrësi, Lushnja, Elbasani e deri në Fier, struktura OFL ka nisur kërkesa për justifikim pasurie, bazuar në aktin normativ të Qeverisë. Por, ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se deri tani, të gjitha vendimmarrjet e OFL dhe SPAK që ka hetuar kërkesat kanë qenë vetëm për sekuestrime të mjeteve të blinduara dhe vetëm në dy raste resorte.

Nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë automjete të blinduara, të cilët kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm Ervin Hodaj, kërkesat nuk kanë qenë vetëm për makina të blinduara, edhe pse SPAK është bazuar vetëm në to deri tani.

Por pyetja lind, a do të hetohen zyrtarë që kanë lejuar mbërritjen në Shqipëri të makinave të blinduara në emër të Lul Berishës, Saimir Taullahit, Altin Hajrit, apo të tjerë personave që konsiderohen subjekt i OFL?!

Hodaj shpjegon se procedimi parandalues, si mision i OFL nuk kërkon domosdoshmërisht që automjetet të jenë në pronësi të këtyre personave. Dhe jam i sigurt që është e vështirë të gjesh automjete të blinduara që janë në pronësi të këtyre personave. Janë automjete në pronësi të personave të tretë apo institucioneve tregtare. Republika e Shqipërisë ka një legjislacion në fuqi në mënyrën se si importohen automjetet.

Pra, shumë automjete sipas Hodajt nuk kanë hyrë në Shqipëri në emrat e tyre, por më pas janë kthyer në pronësi të tyre përmes shitjeve me procedurë ligjore.

Por si përcaktohet nëse një veturë e blinduar është e sigurt apo jo? Informacionin e parë e jep niveli i sigurisë që është i certifikuar. Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të plumbave.

Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj goditjeve me pistoletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjashtë, shtatë dhe tetë, makina është rezistente ndaj goditjeve me armë, si automatikët kallashnikovë. Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plumbave të kalibrit 14,5 milimetra. Për të pasur një ide këto plumba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snajperë më të fuqishëm.

Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blinduar janë pjesët prej kristali. Por nuk është më kështu. Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara.

Në një rast atentati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat, që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Madje në nivelet më të larata të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me bombë deri në gjashtë kilogram tritol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zjarrit apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori.

Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë probleme industrisë së krimit.

Operation “Force of Law” since January 31 has launched the targeting of “strongmen” who have not only been listed in the list of persons with criminal records, but also have large financial assets.

From Durrës, Lushnja, Elbasan to Fier, the OFL structure has launched requests for justification of assets, based on the normative act of the Government. But what impresses you is the fact that so far, all OFL and SPAK decision-making that has investigated the claims have been only for seizures of armored vehicles and only in two cases resorts.

Of the 24 decisions taken by SPAK regarding the OFL operation, 23 of them were armored vehicles, which entered Albania.

According to Deputy Interior Minister Ervin Hodaj, the demands have not only been for armored vehicles, although SPAK has so far relied solely on them.

But the question arises, will officials be investigated who have allowed the arrival of armored vehicles in Albania on behalf of Lul Berisha, Saimir Taullah, Altin Hajri, or other persons who are considered subject to OFL ?!

Hodaj explains that preventive proceedings, as an OFL mission, do not necessarily require vehicles to be owned by these persons. And I’m sure it’s hard to find armored vehicles that are owned by these people. They are vehicles owned by third parties or commercial institutions. The Republic of Albania has legislation in force on how vehicles are imported.

So, many vehicles according to Hodaj did not enter Albania in their names, but then returned to their ownership through sales through legal procedure.

But how do you determine if an armored car is safe or not? The first information is provided by the security level that is certified. Over the years, material processing and test accuracy have determined several different levels of certification that coincide with resistance to different lead calibers.

From level one to five the car is resistant to pistol blows. While at safety levels six, seven and eight, the car is resistant to gunshots, like Kalashnikov assault rifles. At the top of the list are levels 13 and 14 that can withstand 14.5 millimeter caliber bullets. To have an idea these bullets are used by helicopters, anti-aircraft guns or more powerful snipers.

At this point everyone thinks the weakest aspect of an armored car are the crystal parts. But it is no longer so. With the development of technology, glass is very transparent and at the same time can have the same resistance as steel parts. So windows are no longer Achilles’ heel for armored vehicles.

In the event of an assassination attempt, it is no longer possible to break even the tires, which are equipped with various defense systems. Even at the highest security levels, armored vehicles can withstand bomb blasts of up to six kilograms. Not to mention automatic fire extinguishing systems or protection of vital parts of the car such as the engine.

In short, although they are not at the level of the US president’s car (which is a real blind disguised as a road car), these tools certainly open up a lot of problems to the crime industry.