Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga disa vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Radio Evropa e Lirë (REL).

Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit, raporton Euronews Albania.

Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të kërkojë test negativ për Covid-19 ose një periudhë karantine.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin, shkruan REL.

“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë

Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët, por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.” – shkroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Xhorxhina kasmi