Një ngjarje jo e zakontë u trasmetua në televizion më datë 6 janar, ku qytetari Florjan Halicukaj nga fshati Derragjat i Shkodrës denoncoi vjedhjen e kalit, ngjarje e ndodhur më 15 Shtator 2020.

Emisioni “Stop” publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku dukeshin dy djemtë të rinj që kishin marrë kalin. Policia kishte nisur hetimet për këtë vjedhje, por pavarësisht nuk kishte mundur të identifikonte dy autorët edhe pse ishin më se të dukshëm në pamjet e kamerave të sigurisë.

Por, pas transmetimit të rastit në emisionin, qytetari Florjan Halicukaj thotë se të nesërmen e ka gjetur kalin në shtëpi.

Dy të rinjtë që e kishin marrë, e kishin kthyer sërish por pa e njoftuar pronarin.

“Pas transmetimit tuaj, e panë në televizor, kali më është sjellë gjatë natës edhe në mëngjes, kur jam zgjuar, kam dalë me kry punët e mia dhe kam vrejt kalin në oborr. Falë jush kali më erdhi. Shumë faleminderit prej emisionit tuaj. Si e kanë marr e si kanë pru”, është shprehur ai.

An unusual event was broadcast on television on January 6, where the citizen Florjan Halicukaj from the village of Derragjat in Shkodra denounced the theft of a horse, an event that occurred on September 15, 2020.

The show “Stop” also published the images of the security cameras, which showed the two young boys who had taken the horse. Police had launched an investigation into the theft, but despite not being able to identify the two perpetrators even though they were more than visible in the security camera footage.

But, after the case was broadcast on the show, the citizen Florjan Halicukaj says that the next day he found the horse at home.

The two young men who had taken him had returned him again but without notifying the owner.

“After your broadcast, they saw it on TV, the horse was brought to me during the night and in the morning, when I woke up, I went out with my chores and I noticed the horse in the yard. Thanks to you the horse came to me. Thank you so much from your show. “How did they get it and how did they bring it”, he said.