Ditët më të ftohta të vitit pritet të vijnë këtë javë dhe javën e ardhme, teksa pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të përjetojë temperatura të acarta.

Lajmin e konfirmon metereologu Hakil Osmani, i cili është shprehur se që prej ditës së premte dhe në vazhdim do të ketë rënie të madhe të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat vijnë nga veriu i kontinentit. Kjo situatë metereologjike pritet të vazhdojë deri në fundjavën e ardhshme, sipas Osmanit.

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian. Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar. Por jo vetëm vlerat minimale do të jenë negative, pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative.

Këto temperatura që do të përjetojmë gjatë kësaj jave do të jenë më të ulëtat, pasi pritet që temperaturat të ulen deri në minus 16 gradë Celcius në zonat malore të banuara, ndërsa në zonat e thella, këto vlera termike do të jenë edhe më të ulëta.

Kështu që kjo javë do të jetë java më e ftohtë e dimrit për 2021-n”- ka thënë metereologu.

 

The coldest days of the year are expected to come this week and next week, as most of the Albanian territory will experience bitter temperatures.

The news is confirmed by meteorologist Hakil Osmani, who said that from Friday onwards there will be a large drop in thermal values ​​as a result of air masses coming from the north of the continent. This meteorological situation is expected to continue until next weekend, according to Osman.

“It is expected that starting from Friday and the weekend we will have a decrease in thermal values ​​as a result of air masses coming down from the north-northeast of the European continent. It is expected to have temperatures of -15 or -16 degrees Celsius, these in the mountainous areas of the Albanian territory. But not only the minimum values ​​will be negative, it is expected that the maximum values ​​will have a significant decrease, making that in mountainous areas, 24 hours will be with negative values.

These temperatures that we will experience during this week will be the lowest, as temperatures are expected to drop to minus 16 degrees Celsius in mountainous residential areas, while in remote areas, these thermal values ​​will be even lower. .

So this week will be the coldest winter week for 2021 “- said the meteorologist.