Informacion i detajuar për trafikun në rrugët kryesore!
Nisur nga ky fakt, për të mos përsëritur panoramën e krijuar fundjavat e kaluara, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me trafikun në akset kryesore të vendit për të gjithë pushuesit që po kthehen nga plazhi. Në pjesën kryesore të rrugësve ka një fluks të madh të automjete, por pa pasur bllokime.

E shtunë, kohë e mirë, pa dyshim plazh…por edhe trafik. Nisur nga ky fakt, për të mos përsëritur panoramën e krijuar fundjavat e kaluara, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me trafikun në akset kryesore të vendit për të gjithë pushuesit që po kthehen nga plazhi. Në pjesën kryesore të rrugësve ka një fluks të madh të automjete, por pa pasur bllokime. Gjithashtu, nuk kanë munguar edhe gjobat për shoferët e papërgjegjshëm. Më konkretisht Policia Rrugore ka ndëshkuar 180 shoferë, teksa u është hequr patenta 18 të tjerëve. Gjobat kanë qenë kryesish për parakalim të gabuar, mosvendosjen e rripit të sigurimi, por edhe mbajtjen e celularit gjatë drejtimit të makinës.

Trafiku në akset kryesore në vend (Informacion i orën 19:00)
Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm.
Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve.
Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.
Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime.
Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir.
Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme.
Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

Gjobat e vendosura
Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Detailed information on traffic on the main roads!
Based on this fact, in order not to repeat the panorama created last weekend, the State Police has provided detailed information regarding traffic on the main axes of the country for all vacationers returning from the beach. On the main part of the roads there is a large influx of vehicles, but without traffic jams.

Saturday, good weather, no doubt the beach … but also traffic. Based on this fact, in order not to repeat the panorama created last weekend, the State Police has provided detailed information regarding traffic on the main axes of the country for all vacationers returning from the beach. On the main part of the roads there is a large influx of vehicles, but without traffic jams. There were also fines for irresponsible drivers. More specifically, the Traffic Police has punished 180 drivers, while the licenses of 18 others have been revoked. The fines were mainly for wrong overtaking, not wearing a seat belt, but also for holding a mobile phone while driving.

Traffic on the main axes in the country (Information at 19:00)
From Lalzi Bay towards Maminas there is a flow, but a flowing flow.
The axis from Spilleja in return has a flow of movement, there is no road blockage, the free movement of vehicles continues.
There is an increased flow of vehicles at the Maminas overpass, but it is flowing.
The secondary road of Plepave towards Golem, Durrës has a flow, but without blockages.
From Rana and Hedhun, Shengjini in the direction of Lezha has an influx, but without blockages.
In Vlora there is no aggravation of traffic, the movement continues smoothly, despite the fact that in some segments the movement is a chain.
The Durrës-Tirana highway has no problems.
There are no problems entering Tirana.

Fines imposed
From Lalzi Bay to Tirana, 21 drivers were punished for wrong overtaking.
From Rana and Hedhun, Shengjin to Milot, 23 drivers were punished for wrong overtaking.
From Milot to Rinas, 13 drivers were punished for wrong overtaking.
The main road axes are being monitored by radar and so far 18 driving licenses have been suspended, for speeding.
From the monitoring with civil services, it was ascertained and punished 78 drivers who used the mobile device while driving the vehicle and 45 drivers who did not wear seat belts.