Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli.

Në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 2 qershor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për të gjitha pasuritë e paluajtshme që zotëron Kullolli; një shtëpi dy katëshe + truall dhe një apartament në Elbasan; si dhe për një apartament tjetër në Tiranë.

Pamundësi financiare u evidentuan edhe për krijimin e një gjendje cash në vitin 2014 dhe për shkollimin e fëmijëve në universitete në Francë dhe Itali në vitet 2015-2016. Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga KPK ka rezultuar pamundësi financiare në shumën totale 37 milionë e 555 mijë lekë, shkruan Birn.

Gjatë seancës së dytë dëgjimore, të hënën më 7 qershor, gjyqtari Tomorr Kullolli e kundërshtoi të gjithë analizën financiare të KPK dhe kërkoi të konsideroheshin argumentet dhe provat e dorëzuara prej tij, si dhe të riçelej hetimi për dy kriteret e tjera, figurën dhe profesionalizmin.

Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari sqaroi se kërkesat e Kullollit janë gjetur të pabazuara dhe për pasojë janë rrëzuar.

The Independent Qualification Commission announced today the decision to dismiss the judge of the Court of Elbasan, Tomorr Kullolli.

In the first hearing held on June 2, the Commission found financial impossibility for all real estate owned by Kullolli; a two-storey house + land and an apartment in Elbasan; as well as for another apartment in Tirana.

Financial impossibilities were also identified for the creation of a cash balance in 2014 and for the education of children in universities in France and Italy in the years 2015-2016. From the general financial analysis performed by KPC has resulted financial impossibility in the total amount of 37 million 555 thousand ALL, writes Birn.

During the second hearing, on Monday, June 7, Judge Tomorr Kullolli challenged the entire financial analysis of the KPC and demanded that the arguments and evidence submitted by him be considered, as well as that the investigation be reopened for the other two criteria, figure and professionalism.

Prior to the announcement of the decision, the presiding judge, Valbona Sanxhaktari clarified that Kullollli’s requests were found unfounded and consequently were rejected.