Nga Luçiano Boçi

Të mbrosh fitoren është më e vështirë sesa të fitosh! Partia Demokratike është në prag të një fitoreje historike. Kontribut në këtë fitore ka qeveria dhe vecmas filozofia politike e kryeministrit. Rrallë dikush ja ka dalë si Rama të kthejë kaq shumë njerëz kundër vetes. Faktori kryesor mbetet programi i Partisë Demokratike – një përgjigje e denjë, e thjeshtë dhe e kuptueshme e vizionit publik për progress dhe integrim european të vendit.

Në këtë mes fushate, Partia Demokratike ka shanse të lexueshme që të shënojë një prej sukseseve politike më të mëdha në jetën e saj 30 vjecare. Padyshim, ajo është e përgatitur të ballafaqohet me fitoren e thellë, por partia demokratike duhet të përgatitet ta mbrojë këtë fitore!

Ka një rrugë të parë me të cilën një strukturë përfaqësuese politike mbron fitoren e saj: ky është bashkëpunimi I ngushtë dhe shkrirja thuajse e plotë me publikun që voton! Ne si kandidatë po jetojmë më shumë në shtëpitë e votuesve tanë, sesa në shtëpitë tona. Ne harxhojmë shumicën absolute të kohës përkrah dhe bashkë me përkrahësit tanë – votues. Çdo gjë që themi – është në thelb fjala e tyre. Çdo logjikë qeverisëse filtrohet edhe njëherë në përputhje me nevojat e tyre dhe me vizionin e tyre për një rrugë sa më të shpejtë të rimëkëmbjes kombëtare.

Përmes këtij procesi – fitorja jonë në zgjedhje është së pari fitorja e votuesve tanë. Rrotacioni nuk është qëllim në vetvete. Eshtë prioriteti absolut i publikut që na voton! Ne sjellim Ndryshimin sepse ndryshimi është fjalë e parë dhe e fundit e zgjedhësve tanë.

Ky process i përfshirjes së publikut, i angazhimit të tij direkt, i transferimit të pronësisë mbi fitoren dhe mbi të ardhmen e vendit e legjitimon rezultatin zgjedhor dhe garanton integritetin e tij.

Eshtë publiku që na tregon për kandidatët që po blejnë vota. Eshtë publiku që rrëfen për presionet e mazhorancës për ta deformuar vullnetin politik të zgjedhësve. Eshtë publiku që na forcon me bindjen se asnjë fitore nuk mund të ndalet, kur ajo gëzon zemrën e njerëzve.

Ky process njëherësh është themeli i kujtesës sonë si përfaqësues të popullit: ne nuk mund të harrojmë arsyet që na motivuan në këtë process ndryshimi. Qytetarët janë burimi i legjitimitetit të cdo pushteti.

Edi Rama sot ka rënë sepse qytetarët e kanë deligjitimuar pozitën e tij dhe cdo pretendim të së majtës për progress.
Dhe ndërsa Partia Demokratike po i afrohet pushtetit me një fuqi të pandalshme falë publikut shqiptar, ajo duhet të bëhet gati që të administrojë fitoren me vetëdijen se po vjen në pushtet në emër dhe si mishërim i vullnetit të sovranit.
Fitorja më e mirë është ajo që mbrohet! Legjitimiteti është metri i cilësisë së saj!

By Luçiano Boçi

Defending victory is harder than winning! The Democratic Party is on the verge of a historic victory. The government and especially the political philosophy of the prime minister contribute to this victory. Rarely has anyone like Rama managed to turn so many people against themselves. The key factor remains the Democratic Party program – a worthy, simple and understandable response to the public vision for the country’s progress and European integration.

In the midst of this campaign, the Democratic Party has readable chances of scoring one of the greatest political successes in its 30-year life. Undoubtedly, it is prepared to face deep victory, but the Democratic party must be prepared to defend this victory!

There is a first way in which a representative political structure defends its victory: this is close cooperation and almost complete merging with the voting public! We as candidates are living more in the homes of our voters than in our own homes. We spend the absolute majority of time together and with our supporters – voters. Everything we say – is basically their word. Every governing logic is filtered once again in accordance with their needs and their vision for a faster path of national recovery.

Through this process – our victory in the elections is first of all the victory of our voters. Rotation is not an end in itself. It is the absolute priority of the public that votes for us! We bring Change because change is the first and last word of our constituents.
This process of public involvement, direct engagement, transfer of ownership over the victory and the future of the country legitimizes the election result and guarantees its integrity.

It is the public that tells us about the candidates who are buying votes. It is the public that talks about the pressures of the majority to distort the political will of the voters. It is the public that strengthens us with the conviction that no victory can be stopped when it delights the hearts of the people.

This process is at the same time the foundation of our memory as representatives of the people: we can not forget the reasons that motivated us in this process of change. Citizens are the source of legitimacy of any power.

Edi Rama has fallen today because the citizens have delegitimized his position and every claim of the left for progress.

And as the Democratic Party approaches power with unstoppable power thanks to the Albanian public, it must get ready to administer victory with the awareness that it is coming to power in the name and as the embodiment of the will of the sovereign.
The best victory is the one that is defended! Legitimacy is the measure of its quality!