Këto janë disa foto nga furgoni ku u gjetën 8 pako me kokainë në Elbasan.

Lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve drusore në pjesën e pasme të furgonit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se pakot e drogës me peshë totale 4 kg kanë mbërritur nga Turqia në Shqipëri ndërsa më pas kishin si destinacion shtetin Grek.

Përmes një njoftimi policia informon se operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera

Deri më tani flitet për të paktën 5 persona të arrestuar.

“Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi” – informon policia.

Dyshimet e hetuesve janë se pazaret e drogës bëheshin në qytetin e Elbasanit, ndaj kërkimet vijojnë për arrestimin dhe të personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Mësohet se bashkë me kamionin ku ishte fshehur lënda narkotike policia ka ndaluar edhe një automjet tjetër që lëvizte para tij pasi mesa duket organizatorët e aktivitetit kriminal kanë dashur të mbajnë nën kontroll transportimin e heroinës.

These are some photos from the van where 8 packages of cocaine were found in Elbasan.

The narcotics were hidden among the wood materials in the back of the van, on the Elbasan-Metallurgy road axis.

It is learned that the drug packages with a total weight of 4 kg arrived from Turkey to Albania and then had as destination the Greek state.

Through a notification, the police informs that the operation continues in Elbasan and in several other cities

So far there is talk of at least 5 people arrested.

“As a result of this operation, on the Elbasan-Metallurgy road axis, in a van transporting timber, driven by GB, 46 years old, resident in Elbasan, who was arrested in flagrante delicto, the Police found and seized 8 packages of materials suspected heroin with a total weight of 4 kilograms and 215 grams of heroin and a quantity of cannabis “- informs the police.

Investigators suspect that drug deals took place in the city of Elbasan, so the search continues for the arrest of other persons suspected of being involved in this criminal activity.

It is learned that together with the truck where the narcotics were hidden, the police stopped another vehicle that was moving in front of him because apparently the organizers of the criminal activity wanted to control the transportation of heroin.